26.8 C
Tiranë
Sunday, August 9, 2026

Avokatja e Ylber Jakut rrëfen përplasjen që çoi në vrasjen e Reshit Sallahut: Konflikti nisi për pronat

Avokatja e caktuar nga shteti, Aurora Guska, ka zbardhur detaje tronditëse nga dinamika e ngjarjes që çoi në vrasjen e 34-vjeçarit Reshit Sallahu, pas një konflikti të egër mes dy familjeve fqinje për çështje prone.

Sipas Guskës, konflikti ka nisur kur familja e viktimës ka tentuar të bllokojë rrugën që çonte në shtëpinë e babait të autorit, Ylber Jaku. Situata është përshkallëzuar kur motra e viktimës ka dhunuar me sopatë prindërit e Jakut, duke shkaktuar një përplasje të dhunshme.

Avokatja sqaron se babai i autorit, Agim Jaku, i trembur nga eskalimi i situatës, ka telefonuar të birin dhe i ka thënë që ndodhej në spital për shkak të një “aksidenti”, me shpresën për të shmangur përplasjen. Ylber Jaku, i cili ndodhej në Has dhe punonte në ndërtim, jo në Angli siç është raportuar më herët, ka ardhur menjëherë drejt spitalit.

“Kur ka parë prindërit, sidomos nënën në gjendje të rëndë, ka pësuar një tronditje të fortë psikologjike dhe ka fikur telefonin,” – tha avokatja Guska.

Ajo theksoi se babai i autorit ka kontaktuar disa herë policinë, duke e paralajmëruar për gjendjen e djalit dhe mundësinë e një ngjarjeje kriminale. “Kam të gjitha telefonatat dhe mesazhet nga ora 09:49 deri në 11:13, ku Agim Jaku i kërkon policisë të ndërhyjë, sepse djali i tij kishte dalë jashtë kontrollit,” – deklaroi ajo.

Ngjarja tragjike duket se ishte një rezultat i paralajmëruar, për të cilin familja e autorit kishte sinjalizuar, por pa një reagim efektiv nga autoritetet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...