30.3 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

Policia e Përmetit shpëton 7 turistë nga Gjermania dhe Polonia në Kanionin e Langaricës

Policia e Përmetit njoftoi se ka ndihmuar shtatë turistë nga Gjermania dhe Polonia, të cilët kishin mbetur të bllokuar në kanionin e Langaricës pas reshjeve të rrëmbyeshme të shiut.

Sipas njoftimit, turistët ishin ndodhur në zonën e quajtur “Shpella e Pëllumbave” dhe kishin mbetur të bllokuar në kanion për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë së Përmetit, në bashkëpunim me zjarrfikësit dhe shërbimet e zonave të mbrojtura, janë nisur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shpëtimin e turistëve. Të gjithë ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë shprehur falënderimet e tyre për shërbimet e policisë dhe ndihmën e dhënë në kohë rekord.

Policia e Gjirokastrës theksoi angazhimin e saj për shërbim ndaj qytetarëve dhe vizitorëve, duke ftuar që për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...