20.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Policia e Tiranës kërkon gjurmët në Spanjë: Hetimet për lëvizjet e Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit në Barcelonë mbeten pezull

Policia e Tiranës ka kërkuar zyrtarisht ndihmën e autoriteteve spanjolle për të zbuluar itinerarin dhe kontaktet e Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit gjatë qëndrimit të tyre 4-ditor në Barcelonë, vetëm pak ditë përpara se të binin pre e atentatit mafioz pranë rrethrrotullimit të aeroportit të Rinasit më 11 nëntor.

Sipas burimeve hetimore, kërkesa drejt Spanjës synon të rindërtojë të gjitha lëvizjet e dy të rinjve – nga hotelimi, kontaktet, takimet, deri te aktivitetet e mundshme të dyshimta – që mund të hedhin dritë mbi motivet dhe autorët e atentatit.

Asnjë përgjigje ende nga Spanja

Deri më tani, autoritetet spanjolle nuk i kanë kthyer një përgjigje zyrtare palës shqiptare, duke e lënë të pezulluar një nga hallkat kryesore të hetimit. Për hetuesit, informacioni nga Barcelona mund të jetë vendimtar për të kuptuar nëse atentati është planifikuar jashtë vendit apo në Shqipëri.

Ndërkohë, policia shqiptare po vijon të analizojë të gjitha provat e mbledhura në vendngjarje dhe po verifikon pistat e lidhura me konfliktet kriminale të dy viktimave.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...