25 C
Tiranë
Saturday, August 22, 2026

Policia Greke shkatërron grupin kriminal të gjobëvënies në Athinë, arrestohen 5 persona, pjesë e “Lions”

Athinë, 15 shkurt 2025 – Policia greke ka arritur të shkatërrojë një grup kriminal të përfshirë në gjobëvënie ndaj bizneseve në Athinë, duke arrestuar pesë shtetas, mes të cilëve 3 shqiptarë, njëri prej të cilëve është pjesë e grupit famëkeq “Lions”. Ata u arrestuan në një dyqan në Kato Patisia më 12 shkurt 2025, pasi u lokalizuan nga forcat e policisë, pavarësisht reagimeve të dhunshme nga ana e të dyshuarve.

Të arrestuarit janë:
•Ukshim Hoti, 41 vjeç, nga Tirana
•Roland Kadiu, 43 vjeç, nga Klosi
•Nexhmi Murataj, 42 vjeç, nga Kota e Selenicës
•Një 34-vjeçar grek
•Një 38-vjeçar egjiptian

Të gjithë janë akuzuar për organizim kriminal, tentativë gjobvënieje, dhunë ndaj zyrtarëve dhe shkelje të legjislacionit për armët.

Grupi kriminal operonte në zona të ndryshme të Athinës, duke kërkuar para nga pronarët e dyqaneve për “mbrojtje”, duke përdorur kërcënime dhe dhunë për të penguar denoncimet. Ata janë përfshirë gjithashtu në një aktivitet të jashtëligjshëm që ka përfshirë vjedhje dhe veprime të tjera kriminale, përfshirë trafikun e drogës dhe mbrojtjen e lokaleve të natës.

Pas arrestimit, policia greke sekuestroi një sasi armësh dhe mjete të tjera, duke përfshirë makina, motoçikleta, thika, jelek luftarak, pistoletë, dhe 6.900 euro. Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se grupi kishte zhvatur para nga katër pronarë dyqanesh në Athinë.

Nexhmi Murataj është gjithashtu një anëtar i “Lions”, një grup kriminal shqiptar që ka operuar në Athinë për vite me radhë dhe ka qenë i përfshirë në ngjarje të rënda, përfshirë vrasjen e Pëllumb Islamit në Nea Ionia më 21 shkurt 2023. Grupi ka lidhje të forta me botën e krimit dhe dyshohet se ka marrë mbështetje nga individë të fuqishëm brenda burgjeve greke.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...