23.7 C
Tiranë
Monday, August 17, 2026

Policia italiane arreston një shqiptar për trafik kokaine: U zbulua nga një vidë e munguar në makinë

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia italiane për trafik droge, pas një kontrolli të rastësishëm në makinën ku udhëtonte, në rrugën mes Frosinone-s dhe Caserta-s.

Sipas mediave të huaja, një detaj i vogël – një vidë që mungonte në derën e Fiat Panda-s – tërhoqi vëmendjen e policisë. Dyshimet i shtynë efektivët të kryenin një kontroll të imtësishëm, ku zbuluan një kilogram kokainë të pastër.

Autoritetet italiane sqarojnë se droga, nëse do të dilte në treg, do të kishte një vlerë mes 1.6 dhe 2.1 milionë euro. Hetimet vijojnë për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të trafikut të drogës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...