33 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Policisë iu deshën më shumë se 18 orë për të liruar 15 të dyshuar pas vrasjes së 23-vjeçarit

Policia e Vlorës, pas më shumë se 18 orësh hetimesh, ka liruar 15 të dyshuarit në lidhje me vrasjen e 23-vjeçarit Gëzim Sinomati.Raportohet se autoritetet nuk kanë arritur të gjejnë prova të vlefshme për të implikuar personat që janë shënuar si të dyshuar.

Nga hetimet policia lokale, sipas grupit hetimor, ka identifikuar një automjet që dyshohet se ka ndihmuar autorët të largohen nga vendngjarja. Sipas burimeve, mjeti është zbuluar të jetë i shitur në Vlorë, megjithatë pa një akt shitjeje të dokumentuar.

Dyshohet se ky automjet, në pronësi të një shtetasi nga Elbasani, ka qenë përfshirë në largimin e autorëve nga vendi ku u dogj automjeti tip BMW, përdorur për kryerjen e atentatit mafioz. Hetimet vazhdojnë për të identifikuar dhe ndjekur autorët e vrasjes, ndërsa sfidat për drejtësinë bëhen të dukshme në mungesë të provave të qarta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...