33.7 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Prej 10 vitesh kërkohej në Itali, i pargjurmueshmi shqiptar u arrestua në Kurbin

Edi” Edmond Dodaj, 42-vjeçari shqiptar, i cili prej 10 vitesh kërkohej në Itali pasi duhet të vuajë 15 vite burg për shoqatë që synonte trafikun ndërkombëtar të drogës, u arrestua në Shqipëri, në qytetin e Kurbinit.

Arrestimi i Dodajt më 24 gusht ka bërë jehonë në mediet italiane.

Mbi të rëndojnë dhjetëra dënime për krime të lidhura me trafikun e drogës, të gjitha të kryera në Italinë Veriore, mes viteve 2006 dhe 2008, një “zot droge” i vërtetë i Ballkanit.

Dodaj, sipas asaj që u rindërtua nga hetimet, ishte kryetari i një organizate me qendër në Milano, e cila ishte përgjegjëse për importimin e tonëve kokainë nga Holanda, e cila më pas shitej përmes rrjeteve të trafikut të drogës në Italinë qendrore dhe veriore. Së bashku me të, në grup ishin edhe vëllezërit dhe kushërinjtë e tij, po ashtu shqiptarë.

Dënimet ndaj “Edit” nuk ishin kryer asnjëherë në Itali, sepse i arratisuri ishte bërë i pagjurmueshëm që në vitin 2013.

Megjithatë, javët e fundit karabinierët e seksionit Catturandi të njësisë hetimore të Milanos, të drejtuar nga komandanti Domenico Rana, kanë arritur t’i shtrëngojnë rrethin Dodajt.

Lëvizjet në kufi dhe disa gabime të “bashkëpunëtorëve” të tij ishin fatale për të.

Kështu, pjesë-pjesë, policia bashkoi enigmën dhe më 24 gushtINTERPOL arriti ta ndalojë të kërkuarin pikërisht në qytetin me pamje nga bregu i Adriatikut, duke ekzekutuar urdhrin evropian të arrestit të lëshuar nga zyra e ekzekutimeve të prokurorit të Milanos.

Tani për “Edin” duhet të mbërrijë kërkesa për ekstradim dhe të hapen dyert e burgut të Milanos, një qytet që u vërshua nga kokaina para se të bëhej fantazmë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...