23.6 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Presidenti Begaj uron Kosovën për 17-vjetorin e Pavarësisë: “Nderim përjetë atyre që sakrifikuan për lirinë”

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar Kosovën me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit shqiptar shprehu nderimin e tij për mijëra burra dhe gra që sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Urime Ditën e Pavarësisë, Kosovë! Nderim përjetë mijëra burrave dhe grave që sakrifikuan për lirinë e pavarësinë! Faleminderit të gjithë miqve e aleatëve tanë që janë krah teje! Gëzuar!”, shkroi Begaj në Facebook.

Sot, Kosova numëron rreth 117 njohje ndërkombëtare dhe është pjesë e disa organizatave të rëndësishme si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, BERZH, Komiteti Olimpik dhe federatat ndërkombëtare të futbollit UEFA dhe FIFA. Megjithatë, ajo ende nuk ka siguruar anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës.

Pavarësisht sfidave diplomatike, Kosova feston sot 17 vite si shtet i pavarur, duke vijuar përpjekjet për forcimin e pozitës së saj në arenën ndërkombëtare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...