28.1 C
Tiranë
Friday, August 21, 2026

Presidenti i Hungarisë,uron Kosovën për 17-vjetorin e Pavarësisë

Presidenti i Hungarisë, Tamas Sulyok, i ka dërguar një letër-urimi Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në letrën e tij, të publikuar nga Presidenca e Kosovës, Sulyok ka ftuar Osmanin për një vizitë zyrtare në Hungari, duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme të Hungarisë për zhvillimin dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor.

Presidenti hungarez ka vlerësuar reformat politike, ekonomike dhe sociale që Kosova po ndërmerr në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke shprehur besimin se Kosova do t’i përmbyllë me sukses hapat e nevojshëm për të fituar statusin e kandidatit për BE.

“Jemi të bindur se reformat e nevojshme për arritjen e statusit të kandidatit për anëtarësim do të përmbyllen me sukses sa më shpejt të jetë e mundur”, ka theksuar ai, duke riafirmuar angazhimin e Hungarisë për ta mbështetur këtë proces.

Ky mesazh vjen si një sinjal i rëndësishëm i mbështetjes së Hungarisë për perspektivën evropiane të Kosovës, si dhe forcimit të marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...