10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Presidenti i Serbisë: Evropa po i kërkon Serbisë të njohë pavarësinë e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Evropa po i kërkon Serbisë që ta njohë pavarësinë e Kosovës, pavarësisht se ajo njihet nga mbi 100 shtete. Ai theksoi se një pjesë e qytetarëve serbë janë pro hyrjes në Bashkimin Evropian, ndërsa një pjesë tjetër janë kundër. Në lidhje me Kosovën, Vuçiq tha se ndjenjat janë të ndara dhe disa mendohen se Kosova duhet të dorëzohet, ndërsa të tjerët vlerësojnë se duhet mbrojtur. Që nga viti 2011, BE-ja ka lehtësuar dialogun për normalizimin e raporteve mes dy vendeve, por marrëveshja e arritur vitin e kaluar nuk po zbatohet sipas pritshmërive ndërkombëtare. Shtetet e Bashkuara kanë vënë në dukje se dialogu duhet të çojë në njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.

Ne mund ta gënjejmë veten se kemi pajtim për këtë çështje.

Sigurisht që nuk kemi. Sigurisht që një pjesë mendon se Kosova duhet të dorëzohet sa më shpejt që të jetë e mundur sepse Serbia do të ishte më e shëndetshme, por ata këtë nuk e thonë dhe nuk duhet ta thonë publikisht.

Të tjerët do të thonë se ‘Kosova dhe Metohia’ duhet të mbrohet me çdo kush, por pa mua dhe fëmijët e mi”, tha ai.

Vitin e kaluar, palët arritën Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe Aneksin për zbatimin e saj. Pavarësisht trysnisë ndërkombëtare që palët të zbatojnë marrëveshjen, blloku evropian ka thënë se ajo nuk po zbatohet.

Marrëveshja, prej 11 nenesh, mes tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të dialogut.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...