25.3 C
Tiranë
Friday, July 17, 2026

Shqiptari i dhunuar në Mal të Zi: ‘Dhunimi mund të ketë lidhje me flamurin Shqiptar’

Klodian Meaj, një nga shqiptarët të dhunuar në Mal të Zi, ka dhënë një dëshmi në policinë shqiptare, shtuar disa detaje rreth ngjarjes. Ai ka rrëfyer se ata ishin duke udhëtuar me automjetin në Mal të Zi, me një flamur shqiptar në pasqyrën e makinës. Sipas tij, pasi ndaluan për një problem me makinën, u goditën nga një grup personash pa shkak të qartë. Meaj theksoi se ata nuk kishin bërë provokime dhe se dhunimi mund të ketë lidhje me praninë e flamurit shqiptar në makinë. Ai ka shprehur falënderim për mbështetjen e autoriteteve shqiptare dhe ka kërkuar hetimin dhe dënimin e autorëve të ngjarjes.

“Ne ishim ulur nga trageti dhe morëm makinën tonë. Vijuam rrugën pa probleme deri në qytetin e Malit të Zi Herceg Novi. Aty për një moment ndaluam sepse kishim një problem me makinën.

Sapo kemi ndaluar një grup personash kanë ardhur dhe kanë goditur automjetin në të cilin ndodheshin. Dolëm jashtë sepse nuk po kuptonim çfarë po ndodhte dhe na goditën edhe ne duke na dhunuar fizikisht pa asnjë shkak dhe pa asnjë arsye.
Ne ishim duke komunikuar më zë fare të ulët brenda makinës dhe nuk kishte asnjë shkak, asnjë provokim nga ana jonë.
Sapo dolëm nga makina na goditën edhe ne dhe më pas u larguan. Unë në automjet kam një flamur shqiptar në pasqyrë, është një flamur i vogël.

Nuk e di nëse është kjo arsyeja pasi automjeti është me targa gjermane dhe jo shqiptare. Ne kemi dhënë deklarimet tona për policinë malazeze pasi nuk kishte asnjë arsye për të na dhunuar në atë mënyrë.
Kemi marrë disa mjekime në një spital të Malit të Zi dhe pas deklarimeve kemi ardhur me dëshirë drejt Shqipërisë.
Unë dua të falenderoj shumë shtetin shqiptar. Kam një falenderim për ministrin e Brendshëm Taulant Balla i cili na ka mbështetur shumë.

Po ashtu falenderoj Ambasadën shqiptare në Malin e Zi e cila na ka mbështetur në çdo moment, policinë shqiptare që na u gjend afër dhe na shoqëroi si dhe spitalin e Shkodrës për gatishmërinë.
Ajo që ne kemi kërkuar është që të zbardhet ngjarja dhe autorët të vihen përpara përgjegjësisë”, tha deklaruar Meaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trup i pajetë në Liqenin e Thatë në Tiranë/ Polumbarët e RENEA-s nxjerrin nga...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, ku një grua rreth 45-vjeçe dyshohet se...

Operacioni “Kalibri” në Shkodër/ Arrestohet 21-vjeçari, në banesë i gjenden 4 armë zjarri dhe...

0
Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Kalibri”, në kuadër të të cilit është arrestuar një 21-vjeçar, pasi gjatë kontrollit në banesën e...

Protesta para Kryeministrisë hyn në ditën e 47-të/ Qytetarët kërkojnë largimin e Ramës: “Nuk...

0
Qytetarët do të mblidhen këtë të enjte në bulevardin përpara Kryeministrisë, duke shënuar ditën e 47-të të protestës së tyre me kërkesën për largimin...

PD përmbyll ristrukturimin e partisë/ Zgjidhen nënkryetarët e rinj, Flamur Noka mbetet Sekretar i...

0
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të strukturave drejtuese të partisë, duke zgjedhur tre nënkryetarët e rinj, Sekretariatin e ri...

“Me Berishën nuk fitohet”, Alesia Balliu kritikon procesin në PD: “Partia ka nevojë për...

0
Ish-kryetarja e Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), Alesia Balliu, ka kritikuar zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike, duke deklaruar se forca politike ka...