34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Primaret e PD, mbi 42 mijë votues u janë drejtuar qëndrave të votimit deri nē

Teksa dhe një orë nevojitet që procesi i votimit të “Primareve” të mbyllet, anëtari i Kryesisë së PD, Enno Bozdo bëri me dije se mbi 42 mijë demokratë kanë dhënë verdiktin e tyre për kandidatët në garë me njëri tjetrin brenda të njëjtës forcë politike.

“Sot kemi pasur një ditë të mirë, bëjmë thirrje dhe njëherë për të votuar. Bëj thirrje për protestën e 6 dhjetorit, të ketë një pjesë marrje sa më të madhe si sot në votime. Anëtarësia dhe simpatizantët po ushtrojnë të drejtën e tyre. Besoj se shumë më interesante do jetë fakti sa do shkojë pjesëmarrja deri në fund, do bëjmë dhe diferencat mes anëtarëve e simpatizantëve. Të gjitha degët e Bashkisë Tiranë, 16 degët do numërohen në mënyrë transparente në prani të të interesuarve. Do i shkojmë transparencës së procesit deri në fund. Vota e anëtarëve e simpatizantëve të PD ashtu siç jepet ashtu do të lexohet. PD gjithmonë e ka ushtruar këtë instrument. Ka ende njerëz në radhë për të votuar. Do pritet edhe votuesi i fundit. Jemi ende herët.”-tha Bozdo.
Sipas tabelës së publikuar nga PD, shihet se deri në orën 15:00 pjesëmarrja e votuesve thuajse në të gjitha qarqet ka qenë e lartë. Komisioni i Organizimit në Partinë Demokratike ka bërë të ditur se procesi i votimit në primare në të gjitha bashkitë e vendit do të zgjasë deri në orën 18:00

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...