28.1 C
Tiranë
Friday, August 21, 2026

Prokuroria e Gjirokastrës sekuestron pasuritë e dyshuara të shtetasit D.A. për aktivitet kriminal

Prokuroria e Gjirokastrës ka vendosur sekuestrimin e pasurive të shtetasit D.A., i dyshuar për pjesëmarrje dhe kryerje të krimeve nga grup kriminal, kryesisht në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Në kuadër të procedimeve pasurore, u identifikuan një sërë pasurish të paluajtshme që dyshohet se janë fituar përmes aktiviteteve kriminale, të cilat nuk justifikohen nga të ardhurat e tij apo të familjarëve.

Pasuritë e sekuestruara përfshijnë tokë, truall, biznese, një kalçeto në Lazarat, dhe një automjet. Lista e pasurive të sekuestruara përfshin:
•Truall 350 m² në qytetin Gjirokastër
•Truall 1500 m² dhe ndërtim 23 m² në Lazarat, Gjirokastër
•Truall 450 m² në Grehot, Gjirokastër
•Truall 1646 m² në Grehot, Gjirokastër
•Arë 7000 m² në fshatin Arshi Lengo, Gjirokastër
•Objekt tregtie 6500 m², ndërtuar në vitin 2005 në fshatin Kordhocë, Lazarat
•Lokal dhe magazinë, ndërtuar në vitin 2013 në fshatin Kordhocë
•Fushë mini futbolli me sipërfaqe 500 m² dhe një ndërtesë një kat me sipërfaqe 37.2 m², ndërtuar në Lazarat
•Automjet “Mercedes Benz”

Ky veprim vjen si rezultat i hetimeve intensive të prokurorisë për të luftuar veprimtaritë kriminale dhe pastrim parash, me fokus të veçantë në veprat që lidhen me narkotikët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...