26.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

U kap pas 26 vitesh arrati në SHBA/ Shqipëria deporton Kamer Duhanxhiun, të dënuar me 30 vite burg për vrasje në Itali

Departamenti i Policisë Kriminale ka finalizuar një tjetër operacion të suksesshëm ndërkombëtar, duke bërë të mundur arrestimin dhe deportimin drejt Shqipërisë të Kamer Duhanxhiut, 44 vjeç, i kërkuar prej vitit 1999 nga autoritetet italiane.

Sipas njoftimit zyrtar, FAST Albania e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë të SHBA-së, Zyrën e Hetimeve Kriminale në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Drejtorinë Qendrore të Policisë Kriminale Italiane dhe ekspertët e sigurisë në Shqipëri, ka shkëmbyer informacion prej kohësh për lokalizimin e tij.

Duhanxhiu është dënuar në Itali me 30 vite burg për veprat “Vrasja”, mbetur në tentativë, dhe “Vrasja në rrethana cilësuese”, ngjarje që datojnë në vitin 1999 në qytetin e Asti-t. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ndaj tij ishte lëshuar kartelë e kuqe nga Interpoli.

Pas një kërkimi shumëvjeçar, autoritetet amerikane, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese shqiptare dhe italiane, e arrestuan këtë vit në shtetin e Floridës, ku ai fshihej prej shumë vitesh.

Më 19 nëntor 2025, Duhanxhiu u deportua nga SHBA drejt Shqipërisë me fluturim çarter. Sapo mbërriti në aeroportin “Nënë Tereza”, ai u prangos nga Policia e Shtetit me qëllim ekstradimin e menjëhershëm drejt Italisë, ku e pret ekzekutimi i dënimit 30-vjeçar.

“Policia e Shtetit vë në dukje edhe një herë një operacion të suksesshëm në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar ndërmjet agjencive partnere ligjzbatuese”, theksohet në njoftimin zyrtar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...