32.5 C
Tiranë
Wednesday, June 24, 2026

“Pronarë të fshehur në offshore”/ Rama i përgjigjet Metës: “Ka ndërtuar vetëm dy parti, njëra sapo ka ikur për skrap tjetra sapo ka ardhur për lekë”

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të Ilir Metës i cili tha në një deklaratë për mediat se projekti i Portit të Durrësit i është dhënë kompanive guaskë.

Në një postim në Twitter, Rama thotë me ironi se “shefi i Partisë së Lekut, ka aq shumë njohuri të fshehura për fshehjen e emrave e lekëve, sa nuk i shmanget dot përgojimit deri edhe të dikujt me emër”.

Kreu i qeverisë rithekson edhe njëherë se projekti i Portit të Durrësit po realizohet nga një person i cili ka ndërtuar gjysmën e Dubait.

Sipas kryeministrit, të vetmet gjëra që ka ndërtuar Meta janë dy parti, e cila njëra sapo ka ikur për skrap, ndërsa tjetra sapo ka ardhur për lekë.

Postimi i Edi Ramës:

S’di pse kam ndjesinë që ky shefi i PL (Partisë së Lekut) ka aq shumë njohuri të fshehura për fshehjen e emrave e lekëve, sa nuk i shmanget dot përgojimit deri edhe të dikujt me emër, mbiemër, kapitale e vepra të njohura dhe të respektuara botërisht!

Ai që do të ndërtojë Portin Turistik të Durrësit, ka ndërtuar gjysmën e Dubait, kurse ky që e përgojon ka ndërtuar vetëm dy parti, njëra sapo ka ikur për skrap tjetra sapo ka ardhur për lekë! Kam edhe një ndjesi tjetër: Më duket se kjo tjetra do na lerë shumë më shpejt se e para!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...

Hungari: Arrestohet 30-vjeçari që dyshohet se ruante dhe konsumonte pjesë trupash njerëzore

0
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Hungari, ku autoritetet kanë arrestuar një 30-vjeçar të vetëshpallur si kanibal, i dyshuar për posedim dhe përdorim...

APP propozon masa ndaj zyrtarëve në Vlorë pas auditimit të 64 tenderëve: “Shkelje në...

0
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka evidentuar një sërë shkeljesh në procedurat e prokurimit të kryera nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike të Bashkisë...

Senati kufizon kompetencat e Trump për veprime ushtarake ndaj Iranit: ‘Rezolutë e parakohshme dhe...

0
Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që synon të kufizojë aftësinë e Presidentit Donald Trump për të ndërmarrë veprime ushtarake të...

“Jetmir Pepa arrestohet në Dubai dhe pritet ekstradimi drejt Shqipërisë” – Si u lokalizua...

0
Jetmir Pepa, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), është arrestuar në Dubai dhe pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë për t’u përballur...