11.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Protesta e 6 dhjetorit/ Berisha: “Kudo ku ka takime liderësh në perëndim ka protesta për kauza të qytetarëve”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeministren Belind Balluku se janë krerë të mafies shtetërore.

Duke u ndalur te protesta e 6 dhjetorit, Berisha tha se edhe europianët qëllojnë me vezë politikanët kur ka samite.

“Protesta është një nga mënyrat më të fuqishme që ata të dëgjohen, protesta është zëri i qytetarëve, zëri i juaj. Unë sot dua të shtroj pyetjen për çdo qytetar: Cila është e keqja e protestës? Ce keqe do na ndodhë nga protesta? Asnjë e keqe, asgjë e keqe, vetëm të mira, vetëdijësim, presion, kërkim llogarie, demonstrim se guxojmë si njerëz të lirë.

Të këqijat ndodhin kur njerëzit nuk reagojë, kur mërmërisin cmë duet mua e kur heshtin. Kur qeveritë keqinformojë opinionin publik e nuk përgënjeshtrohet ky opinion, kur qeveritë manipulojnë po ndërkombëtaret e opozita nuk thotë fjalën esaj, zëri i qytetarëve në rrugë kufizon të keqen e keqqeverisjen.

Në 6 dhjetor në Tiranë zhvillohet samiti i BE me vendet e Ballkanit Perëndimor. Protestat në samite e takime ndërkombëtare përveçse në vendet diktatoriale janë gjëja më normale, janë ligj në të gjitha vendet e lira.

Kudo ku ka takime liderësh ne perëndim ka protesta për kauza të qytetarëve.
Jo rrallë kanë kaluar në këto protesta dhe në mosbindje të thellë civile si në Athinë, Gjenova, Paris, Uashingon, Bruksel e shumë qytete të tjera të vendeve të lira.

Pak javë më parë amerikanët protestuan në Nju Jork gjatë samitit të OKB, në Bruksel protesta të mëdha disa muaj më parë në samitin e BE me Afrikën. Askush s’i kritikoi, s’i ofendoi, apo akuzoi si armiq si agjentë të Kremlinit sic bëjnë këtu krerët e mafies shtetërore Edi Rama, Belinda Balluku, Veliaj e Taulant Balla. Europianët i qëllojnë politikanët me veze, me miell, me bojë kur janë në takime e samite, por kjo nuk ndodh në Korenë e Veriut, në Kube, Egjip.”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...