28.3 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Protesta e Opozitës/ Boçi: “Kërkojmë qeveri teknike, për t’i dhënë fund “

Opozita shqiptare ka nisur një protestë në kuadër të mosbindjes civile, e cila ka filluar në orën 17:00 në gjashtë pika nevralgjike në të gjithë vendin, duke bllokuar akset rrugore. Kjo protestë pritet të zgjasë tri orë, por nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i cili ndodhet në Milot, një nga pikat e protestës, deklaroi se do të ketë akte të tjera në ditët në vijim që mund të zgjasin edhe më gjatë.

Boçi tha: “Kjo është mosbindje civile, e cila ka aktet e veta. Është një akt proteste në kuadër të mosbindjes civile. Kërkojmë qeveri teknike, për t’i dhënë fund inkuizicionit politik të opozitës, për t’i dhënë liri liderit të opozitës dhe për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme.”

Ai gjithashtu theksoi se protesta mund të zgjatet dhe të shndërrohet në një angazhim më të gjatë: “Do të ketë akte të tjera në vazhdimësi, që mund të jenë më të gjata se tre orë, mund të jenë me ditë të tëra, për t’i dhënë këtij vendi, shqiptarëve, zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Boçi i bëri thirrje policisë që të zbatojë Kushtetutën dhe direktivat që vijnë nga Parlamenti Europian, duke theksuar se protesta e qytetarëve mund të zhvillohet në formën që ata zgjedhin. “Ne kemi zbatuar ligjin duke njoftuar Policinë e Shtetit, e cila, në anën tjetër, duhet të respektojë ligjin,” përfundoi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...