27 C
Tiranë
Sunday, June 28, 2026

Protesta e Opozitës në Tiranë: Erisa Xhixho e ulur këmbëkryq mes protestuesve

Protesta e opozitës në Tiranë është shoqëruar me përplasje të ashpra mes qytetarëve dhe forcave të shumta të policisë, të cilat nisën që në fillim të tubimit. Deputetë të Partisë Demokratike, të shoqëruar nga mbështetës të opozitës, u konfrontuan me efektivët që kishin rrethuar perimetrin e sigurisë, duke kërkuar lirimin e rrugës për mjetet.

Në një moment tensioni, një protestues u ndje keq dhe i ra të fikët përpara mburojave të policisë, duke rritur ndjeshëm nervozizmin në turmë.

Situata u përshkallëzua edhe më tej përpara Bashkisë së Tiranës, ku policia përdori autobotin me ujë për të shpërndarë turmën e protestuesve. Deputeti i PD-së Belind Këlliçi mësohet se ka qenë mes atyre që u sulmuan fizikisht nga efektivët, duke nxitur zemërimin e pjesëmarrësve.

Një tjetër incident u shënua në rrethrrotullimin e Sheshit “Wilson”, ku pati përplasje fizike mes deputetëve të PD-së dhe policisë. Deputeti Gazment Bardhi u pa duke iu drejtuar një efektivi: “Mos më prek me dorë, ti si polic zbato ligjin.

Ndërsa tensionet vijonin, deputeti Bledion Nallbati dhe Eno Bozdo u përfshinë në një konfrontim të dhunshëm me policinë, që kishte hyrë mes protestuesve. Gjatë përplasjes, Nallbati pësoi lëndime dhe u gjakos.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Partisë së Lirisë, të udhëhequr nga Erisa Xhixho dhe Sekretari i Përgjithshëm Tedi Blushi, u ulën këmbëkryq në rrugë në shenjë proteste. “Hajde guxoni të na shkelni,” deklaroi Xhixho ndaj policëve që i kishin rrethuar.

Protesta, e mbushur me tension dhe përplasje, vazhdon të reflektojë polarizimin dhe acarimin mes opozitës dhe autoriteteve, me kërkesat për drejtësi dhe lirimin e rrugëve që mbeten në qendër të përplasjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...