9.5 C
Tiranë
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Protesta e Opozitës: Përplasje mes Protestuesve dhe Policisë në Rrugën e Elbasanit

Protesta e opozitës ka nisur me tensione të larta, ku janë regjistruar përplasje mes protestuesve dhe forcave të shumta të policisë të dislokuara te rruga e Elbasanit. Deputeti i PD-së Flamur Noka dhe figura të tjera politike të opozitës janë përfshirë në debate dhe konfrontime me efektivët, ndërsa qytetarët kanë shfaqur pakënaqësi ndaj drejtuesve politikë të tubimit.

Pjesëmarrësit në protestë kanë shprehur zemërimin e tyre duke thënë: “E hapët rrugën fare kështu. Kot sa na thërrisni,” duke reflektuar zhgënjim për mënyrën e organizimit.

Forcat e policisë vazhdojnë të mbajnë perimetrin e sigurisë, ndërsa tensionet dhe shtyrjet fizike mes qytetarëve dhe efektivëve mbeten prezente.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT