34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Protestuesit e Rithemelimi hedhin molotov drejt godinës së Bashkisë së Tiranës

Protestuesit e Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë kanë hedhur mollë dhe vezë në drejtim të Bashkisë së Tiranës gjatë protestës së tyre.

Dy protestues janë ndaluar gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës. Burime bëjnë me dije se u janë gjetur lëndë piroteknike.

Të dy ishin në kërkim për protestën e javës së kaluar, pasi hodhën molotov në drejtim të Bashkisë.
Protesta në Bashkinë e Tiranës

Partia e Lirisë dhe Rithemelimi po organizojnë protestën para Bashkisë së Tiranës. Më 11:00, protestuesit filluan të mblidhen para Bashkisë, dhe në fillim të protestës, disa prej tyre hodhën mollë dhe vezë drejt godinës së Bashkisë. Lejen për organizimin e kësaj proteste e ka dhënë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, me përfaqësuesen Adriana Kalanë.

Devijimi i trafikut

Policia e Shtetit ka ndërmarrë masat e duhura për të garantuar që protesta të zhvillohet pa incidente. Nga ora 09:45, ka ndaluar qarkullimin e makinave në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Derisa protesta të përfundojë, alternativat për trafikun janë rrugët si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Policia bën thirrje organizatorëve dhe pjesëmarrësve që të shmangen nga çdo akt i dhunshëm dhe të respektojnë ligjin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Ford i përgjigjet Trumpit për “Lake America”: “Shumë kohë pasi të jetë larguar, ai...

0
Përplasja verbale mes Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara për emrin e Liqenit Ontario ka marrë një tjetër kthesë, pasi kryeministri i Ontarios, Doug Ford,...

Kërcënim serioz ndaj jetës, Yair Netanyahu kthehet me urgjencë në Izrael nga SHBA

0
Yair Netanyahu, djali i madh i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, është kthyer me urgjencë në Izrael nga Shtetet e Bashkuara, pasi autoritetet identifikuan një...

Kurti: “Nuk mund të presim deri në vitin 2044 që të hapen këto arkiva”,...

0
Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje Serbisë që të hapë arkivat që...