20.2 C
Tiranë
Tuesday, September 22, 2026

Provokime në Leskovc: Tifozët serbë vendosin parrulla me flamurin e tyre mbi hartën e Kosovës

Pak orë para ndeshjes vendimtare të Shqipërisë ndaj Serbisë në Leskovc, tensionet mes tifozëve nuk kanë munguar.

Përveç heqjes së flamurit shqiptar nga stadiumi, tifozët vendas kanë provokuar ekipin kuqezi edhe në Nish, ku ndodhet hoteli i skuadrës shqiptare. Në rrugët pranë hotelit janë vendosur parrulla të vogla që shfaqin hartën e Kosovës të mbuluar me flamurin serb – një veprim që duket qartë i qëllimshëm për të nxitur tension.

Ky incident vjen pavarësisht thirrjeve të FIFA-s dhe UEFA-s për të mbajtur futbollin larg politikës, por mbështetësit serbë duket se i injorojnë këto kërkesa, duke vijuar provokimet ndaj ekipit shqiptar.

Në sfondin e këtyre tensioneve, përballja e kuqezinjve në “finalen” për vendin në Play Off-in e Botërorit pritet të jetë jo vetëm sfidë sportive, por edhe provë e nervave.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk jemi më bashkë”, Sarah konfirmon ndarjen nga DJ PM: “Disa gjëra janë të...

0
Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë. Dyshja ka qenë prej kohësh një nga çiftet më të komentuar në...

“Duhet një klimë më e qetë”, Tarquinio në Tiranë: “Ajo që po ndodh në...

0
Është mbajtur sot në Tiranë takimi i 22-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Evropian. Kryetari i delegacionit të Bashkimit Evropian, Marco Tarquinio, gjatë fjalës...

Aksident tragjik në aksin Elbasan–Peqin, makina përplas për vdekje këmbësoren rreth 60 vjeçe

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin “Bradashesh-Peqin”, në vendin e quajtur “Paraburgimi”. Sipas informacionit paraprak të...

“Beteja nuk ka mbaruar”, nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila shpërthen pas uljes së...

0
Nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila ka reaguar me dhimbje dhe zemërim pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Itali për uljen e dënimit...

“Jam i dëshpëruar”, italiani qëlloi grabitësit në pronën e tij, vdes 36-vjeçari me origjinë...

0
“Jam i dëshpëruar.” Kjo është deklarata e Roberto Mollo, 35-vjeçarit italian që gjatë natës qëlloi me armë një grup personash që kishte hyrë në...