30.9 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

PS siguron mandatin e pestë në Berat/ Numërimi drejt mbylljes

Kanë mbetur edhe dy kuti pa numëruar, por Partia Socialiste ka siguruar mandatin e pestë në Berat, duke ia marrë LSI.

Nga numërimi i fletëve në 275 QV socialistët kanë 41.924 vota, Partia Demokratike 22.803 dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 8.367.

Aktualisht sipas projeksioneve, Partia Socialiste ka siguruar në këtë qark 5 mandate, Partia Demokratike 2 dhe Lëvizja Socialiste për Integrim mbetet pa mandate në Berat.

Blendi Klosi, drejtuesi politik i PS në këtë qark tha se është një fitore fantastike.

 “Është fantastike! Është një rezultat spektakolar, një punë e madhe dhe përgatitje për këtë ditë. Është një punë disa mujore, por në fakt me dekada pritej që PS të bashkohej e gjithë e majta, 5 mandate të munguara, e për këtë arsye ishte ideja që të vendosshim në këtë kufi. Ashtu si drejtuesit e tjerë të partisë, edhe unë vendosa të je mi 5 në Qarkun e Beratit. Ishte një mandat sakrifice dhe luftë e madhe nga qindra njerëz që na mbështeten këtë fushatë”, tha Klosi.

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...

“A e kuptoni si jeni në piramidën e narkoshtetit? Në krye jeni ju” –...

0
Kryetari i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, përsëriti nga foltorja e Kuvendit akuzat që kishte artikuluar më herët gjatë seancës plenare, duke e...

“Deputetja juaj po denoncon kërcënime nga Bajrat, ju thoni jemi tradhtuar!” – Redi Muçi...

0
Deputeti Redi Muçi i kërkoi llogari mazhorancës në Kuvend lidhur me deklaratat e deputetes Marjana Koçeku, e cila ka denoncuar publikisht se është kërcënuar...

SPAK “zbarkon” në Devoll/ Kontrolle në banesën e ish-shefit të AMP-së Devi Ago, në...

0
Një operacion i Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet në Devoll, ku po kryhen kontrolle në disa ambiente dhe...