16.5 C
Tiranë
Friday, September 25, 2026

PS zyrtarizon kandidatët për zgjedhjet lokale: Profili i kandidatëve në 6 bashki

Partia Socialiste ka përfunduar zyrtarizimin e kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 Nëntorit, që do të mbahen në Tepelenë, Vlorë, Mat, Berat, Cërrik dhe Tiranë. Ja profil i secilit kandidat:
• Tepelenë – Gramoz Sako
Ish-Komandant i Përgjithshëm i Gardës së Republikës (2013–2024), Sako ka një karrierë të gjatë ushtarake. Ai ka zyrtarizuar vendbanimin në Tepelenë, duke u regjistruar në Gjendjen Civile, dhe pritet të sfidojë kandidatët e pavarur të mbështetur nga PD. Vëllai i tij, Artan Sako, zotëron kompaninë “2T”, e njohur për tendera publikë.
• Vlorë – Brunilda Mersini
Deputete aktuale dhe mjeke, Mersini ka drejtuar më parë Spitalin e Vlorës dhe ka punuar si pedagoge. Ajo pritet të japë dorëheqjen nga Kuvendi për t’u përqendruar në garën lokale.
• Mat – Altin Bojni
Aktualisht kryetar i Këshillit Bashkiak të Matit dhe drejtor i Njësisë vendore të Kujdesit Shëndetësor. Ka shërbyer më parë si drejtor i filialit të Postës në Mat.
• Berat – Ervin Ceca
Kryetar i komanduar në detyrë i bashkisë, më parë nënkryetar dhe kryetar i Këshillit Bashkiak të Beratit.
• Cërrik – Florenc Doka
Edhe ai kryetar i komanduar në detyrë, Doka ka menaxhuar detyrat kryesore të administratës lokale para emërimit si kandidat për zgjedhjet e pjesshme.
• Tiranë – Ogerta Manastirliu
Ish-ministre dhe figurë e njohur politike, Manastirliu do të sfidojë aktorin dhe kandidatin e PD-së, Florjan Binaj, në një garë që pritet të jetë shumë e ndjekur.

Zgjedhjet e pjesshme janë thirrur për bashkitë ku kryebashkiakët dhanë dorëheqjen për t’u zgjedhur deputetë ose për t’u emëruar në poste qeveritare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...