17.5 C
Tiranë
Friday, September 27, 2024
spot_img

Publikonin foto dhe video intime ne Telegram,arrestohet njëri nga administratorët e grupit ‘Albkings’

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar publikisht për ndalimin e një personi të dyshuar si një nga pjesëtarët e grupit “Albkings”, i cili shpërndante foto dhe video intime të femrave në platformën Telegram. Prokuroria bën të ditur se, në bashkëpunim të plotë me Policinë e Kosovës-Njësinë e Hetimeve të Krimeve Kibernetike, është nisur hetimi për identifikimin e personave të përfshirë në këtë grup, si dhe për të zbardhur aktivitetet e tyre.

Pas zbatimit të masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, njëri nga administratorët e grupit është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë, për shkak të dyshimit për veprën penale “Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokuroria dhe policia vazhdojnë të ndërmarrin veprime të tjera hetimore për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik se pas publikimit të informatave në media për aktivitetet e grupit “Albkings” në rrjetin social “Telegram”, sipas detyrës zyrtare, ka iniciuar hetime dhe në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës-Njësinë e Hetimeve të Krimeve Kibernetike ka ndërmarrë veprime hetimore në identifikimin e personave të cilët kanë menaxhuar këtë llogari dhe grupe të tjera që ndërlidhen me këtë grup, e përmes së cilit është bërë shpërndarja e fotografive dhe videove të ndryshme intime të femrave në aplikacionin e lartcekur, përfshirë edhe të dhënat personale të tyre për ofrimin e shërbimeve seksuale.Prokuroria shton se pas zbatimit të masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, në orët e vona të dt.16.04.2024, është arrestuar fillimisht i dyshuari dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë njëri nga administratorët e grupit në fjalë, për shkak të veprës penale “Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve”, sipas KPRK-së.

Prokuroria shton se në koordinim me policinë do të vazhdojnë të ndërmerren veprimet tjera shtesë hetimore në identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast”, thuhet në njoftim

Grupi “Albkings” në Telegram është shndërruar në një tmerr për gratë dhe vajzat në Kosovë dhe Shqipëri, duke shpërndarë foto dhe video intime të tyre, përfshirë edhe informacione personale. Hetimet për këto grupe po kryhen edhe në Tiranë nga autoritetet për Krime Kibernetike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT