23.6 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Zhdukja e 3-vjeçarit në Durrës,të dyshuar gjyshi dhe gjyshja, 22-vjeçarja: Dua djalin tim

Prej pesë ditësh, fati i një 3-vjeçari në ish-Kënetë të Durrësit mbetet i panjohur pas zhdukjes së tij nga banesa e gjyshërve. Nëna e të voglit, Ile Gjuni, bëri denoncim në polici të shtunën e 13 prillit pasi djalin e kishte lënë të qëndronte disa orë tek gjyshërit, por ata refuzuan ta kthejnë. Deri më tani, përpjekjet për të gjetur fëmijën kanë dështuar, ndërsa Policia e Durrësit ka prangosur 60-vjeçarin Rexhep Gjunin, akuzuar për marrjen e padrejtë të fëmijës.

Ndërkohë, bashkëshortja e 60-vjeçarit, e cila gjithashtu nuk është gjetur në banesë gjatë kontrolleve, është në kërkim. Besohet se gjyshja bashkë me nipin janë larguar drejt Kukësit, ku familja Gjuni ka origjinën, duke nxitur përfshirjen e policisë së Kukësit në kërkim. Megjithatë, deri tani nuk ka pasur rezultate.

“U bënë 4 ditë pa parë fëmijën. Ma morën të shtunën dhe nuk e kanë sjelle. Burri më ka vdekur para 1 vit e dy muaj. Ata duan të marrin çunin, ata që në fillim donin ta mbanin. Ata vinin çdo fundjavë e merrnin, ua lija disa orë ngaqë kanë parë keq dhe të shtunën nuk ma kanë sjellë. Më thanë s’ta sjellim më. Erdha në polici dhe denoncova. Ata kërkonin kushte që unë të mos ikja jashtë. Ai nuk tregon se ku është fëmija, gënjen” tregon ajo.Dua çunin tim. Shteti të ma gjejë! U bënë 4 ditë, është gjallë apo jo e kanë çuar jashtë apo jo. Unë kam ik tek shtëpia e babit pasi më vdiq burri, jetoj në Kenetë Durrës. I kemi afër me shtëpi. Tek shtëpia nuk janë fare, kanë ikur larg. Me të afërm të tjerë kam fol asnjë nuk e di” thotë ajo.

23-vjecarja Ile Gjuni ka rrëfyer se tensionet me ish-vjehrrin kanë shpërthyer pas vdekjes së bashkëshortit në aksident. Ajo ka zgjedhur të jetë me prindërit e saj, por ish-vjehri ka insistuar për kujdestarinë e 3-vjeçarit, duke shkaktuar probleme. Për të shmangur konfliktet, ajo e dërgonte djalin tek gjyshërit gjatë fundjavave, por ata e refuzuan ta kthejnë fëmijën, duke pretenduar se do ta rrisin vetë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...