34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Punonjësit e Italian për riatdhesimin e emigrantëve largohen nga Shqipëria, përfundon marrveshja Rama-Meloni

Të gjithë punonjësit socialë të ‘Medihospes’, organit drejtues të Qendrave Italiane për riatdhesimin e emigrantëve në Shqipëri, do të largohen nga Shëngjini dhe Gjadri për t’u kthyer në Itali. Sipas raportimeve të TGCom, operatorët e qendrave të emigrantëve dhe efektivët e policisë italiane do të rikthehen në vendin e tyre brenda fundjavës.

Media italiane citon burime nga Ministria e Brendshme, të cilat theksojnë se qendrat do të mbeten funksionale dhe të mbikëqyrura, ndërkohë që stafi i nevojshëm do të jetë reduktuar dhe do të ndryshojë sipas kërkesave të momentit. Në Gjadër do të mbeten vetëm 7 punonjës të Medihospes që do të merren me administrimin dhe pastrimin e qendrës, si dhe staf shqiptar, përfshirë personelin shëndetësor.

Sipas La Repubblica, operatorët e tjerë do të kthehen në Itali të dielën, më 24 Nëntor. Ky largim pason transferimin e dytë të emigrantëve, të cilët janë kthyer në Itali pas një vendimi të Gjykatës së Romës, që ia referoi çështjen Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...