31.7 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

“Qëllimi im është vetëm të shoh vajzën” – Fero flet për marrëdhënien me Arbenitën pas divorcit

Reperi kosovar Fero ka folur hapur në emisionin “Mirmëbrëma Yje” për situatën e tij me vajzën dhe ish-bashkëshorten, modelen Arbenita Ismajli, pas një viti largimi nga vajza e tyre.

Ai tha se nuk e ka parë vajzën që më 5 tetor 2024 dhe se ka bërë përpjekje të shumta për ta takuar:

“Qëllimi im është vetëm të shoh vajzën, është bërë një vit. Kam tentuar shumë herë ta takoj vajzën në mënyra të ndryshme dhe nuk ka mundur.”

Fero theksoi se nuk ka pasur qëllim të flasë keq për ish-partneren, duke shtuar:

“Ajo është nëna e vajzës time. Por kur ke kaq shumë kohë që nuk e ke takuar vajzën, nga emocionet kam shpërthyer… për të cilat kërkoj falje.”

Reperi gjithashtu zbuloi se është mashtruar nga marrëveshja që kishte nënshkruar, e cila sipas tij do t’i siguronte të drejtën për të takuar vajzën:

“Nënshkrova një marrëveshje që ajo të kishte të drejta dhe unë të takoja vajzën, aty u mashtrova. Premtimi ishte që të takoja vajzën, por ende nuk kam mundur.”

Ai ka kërkuar ndërhyrjen e institucioneve të Kosovës për të siguruar takime me vajzën, por deri tani vendimi për katër ditë në muaj nuk është zbatuar, ndërsa vajza nuk ka ardhur në Prishtinë që nga viti i kaluar.

Fero përfundoi duke theksuar se synimi i tij i vetëm mbetet të mbajë lidhje me vajzën, pa tensione publike ndaj ish-partneres.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...