24.5 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Qëllohet me armë brenda në banesë në Itali, vdes 27-vjeçari shqiptar

Një i ri shqiptar humbi tragjikisht jetën mëngjesin e kësaj të hënë në Catania të Italisë. Viktima është Kastriot Ismailaj, 27 vjeç, i cili mbeti i plagosur pak ditë më parë nga të shtënat me armë zjarri.

Siç raportojnë mediat italiane i riu shqiptar ndërroi jetë në orën 9.45 të mëngjesit të sotëm në spitalin Garibaldi Centro, pasi u dërgua i plagosur rëndë nga disa të shtëna që ndodhën në Nesima, brenda një banese sociale në numrin 10.
Gjendja e tij ishte e rëndë dhe mjekët nuk ishin në gjendje të kryenin ndërhyrje kirurgjikale për të nxjerrë plumbin i cili i kishte rënë në kokë. Bashkë me viktimën, i cili ishte pa dokumente në Itali, i plagosur mbeti edhe një 43-vjeçar, i identifikuar si Carmelo Leonardi. Ky i fundit, përveç plumbit, ra edhe nga kati i dytë i godinës ku ndodhi ngjarja.

Ndërkohë në prokurori mëngjesin e sotëm u paraqit një person i tretë, që dyshohet se është i përfshirë në këtë ngjarje. Giovanni Pasqualino Di Benedetto, 27 vjeç, mësohet se është me precedentë të mëparshëm penalë dhe është arrestuar me akuzën e tentativës për vrasje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...