33 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Rama konferencë për medist:”Skandali i publikimit të pagave ka anët e tij pozitive”

Në konferencën e sotme për mediat, kryeministri Edi Rama deklaroi se publikimi i pagave të qytetarëve shqiptarë muaj më parë, ka pasur dhe anë pozitive pasi shumë biznese kanë reaguar pozitivisht.

Rama shprehu vlerësim për bizneset që kanë bërë ndryshime në pagat e punonjësve pas publikimit të tyre në dhjetor të 2021.

Rama: E keni parasysh çfarë efekti pati dalja e pagave në publik që përveç anës së vet negative kishte dhe një anë jo të vogël pozitive sepse i gjithë opinioni publik u ballafaqua me një realitet i cili pavarësisht rregullimeve në vite, ishte pasqyrë e një deformimi të madh, për të cilin ne jemi të vetëdijshëm e kemi qenë.

Sikundër e bëmë me dije, ngritëm njësinë speciale të anti informalitetit për të ushtruar një proces kontrolli të detajuar dhe për të na dhënë një analizë të gjithë situatës.

Vlerësojmë bizneset që deri tani kanë reaguar pozitivisht duke reflektuar ndryshimet në lidhje me pagat e punonjësve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...