34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Rama në çeljen e negociatave,’E dimë që kjo nuk është fillimi i fundit, por fundi i fillimit’

Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë të përbashkët shtypi me Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian, Petr Fjala, Kryeministër i Çekisë dhe Dimitar Kovaçevski, Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut, deklaroi se tryeza e parë ndërqeveritare nuk është “fillimi i fundit, por fundi i fillimit”.

“Ursula von der Leyen dinte si të luftonte për Bashkimin Evropian dhe Ballkanin Perëndimor. Falenderoj edhe një tjetër zonjë gjermane, që nuk është më aktive, por pa të nuk do të ishim këtu sot: Angela Merkel. Nuk do të ishim këtu edhe pa përpjekjet e Presidentit francez, Emmanuel Macron. Propozimi francez zhbllokoi një situatë absurde”, nisi fjalën e tij kryeministri.

“Tërmeti, pandemia dhe lufta krijuan një situatë të vështirë, por na forcuan më shumë. Por, situata është kjo që është dhe ne jemi të kënaqur. Tani na duhet të ngremë një Shqipëri të fortë, demokratike dhe evropiane si dhe një Ballkan Perëndimor të hapur, të fortë dhe demokratik”, shtoi Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...