16.5 C
Tiranë
Friday, April 17, 2026
spot_img

Rama në fjalën e tij në Kuvend : S’kemi luksin që të luajmë me dy porta për Kosovën

“Në Tiranë dhe Prishtinë, ka disa që nuk duan ta kuptojnë se Shqipëria nuk është më ajo e djeshmja. Nëse sot respektohet si e barabartë, vlerësohemi për dinjitetin që tregojmë me fjalë dhe vepra. Pyetemi nga të gjithë faktorët ndërkombëtarë, çmohemi si vend serioz, që i besohen poste me rëndësi, siç ishte dhe zgjedhja në OKB, apo na kërkohen mikpritje samitesh në Shqipëri. Kjo nuk ndodh as se unë vesh atlete në samite apo se ata nuk dine se ku të mblidhen, por se e kemi çuar pozicionin tonë në rajon dhe botë në një kah të ri. Jemi faktor paqeje, si anëtar i denjë i komunitetit euroatlantik. Sa herë e kemi dëgjuar nga qeveritarë që thonë; Shqipëria është faktor paqeje, stabiliteti në rajon dhe botë. Deri dje Shqipëria është faktor pasiv, sot aktiv. Ka një fill të artë amaneti kombëtar që vazhdon. Kjo na kërkon që të bëhemi perëndimorët e Ballkanit dhe jo ballkanasit e radhës. S’kemi luksin që të luajmë me dy porta.

Për ata që duan ta dëgjojnë, një moslinjëzim me politikat e jashtme me BE-në, nuk është një fjalë gojë, pasi jemi vend kandidat për BE. Nuk është as akt heroizmi, por politik kundërshtie.

Kjo që bëmë ishte më shumë se një deklarim i Shqipërisë, ishte një manifestim dhe mos dakordësie për të dhënë një mesazh të qartë për normalizimin e marrëdhënieve përmes dialogut. Duhet te jetë e qartë që nuk bëmë një gjest konsumi elektoral.
Mbajtëm një qëndrim parimor dhe politik në funksion të nxitjes së qëndrimit të Brukselit, jo vetëm në lidhje me Beogradin, por edhe lidhur me çfarë vjen, çfarë mund të vijë dhe çfarë duhet të vijë nesër.

Vetë viktimizim diplomatik i Serbisë, falë dhuratave politike të marra zyrtarisht nga Prishtina në proceset e dialogut, e bëjnë jo të lehtë. “, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Premte, 17 Prill 2026

0
♈ Dashi Je më i qetë dhe më i kthjellët. Ditë e mirë për të përfunduar çështje të mbetura dhe për të mos u nxituar. ♉...

Parashikimi i motit, e Premte, 17 Prill 2026

0
Më 17 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm dhe pranveror, me kushte të favorshme në pjesën më të madhe të vendit. Gjatë...

“Je gjobaxhi, po manipulon publikun”, Shehaj dhe Balla debatojnë ashpër për ambasadorin e ri...

0
Një debat i tensionuar është regjistruar në Kuvend mes deputetit të partisë “Mundësia” dhe kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ku në...

Hetim: Lidhje të dyshuara mes bordit të JET Bank dhe rrjeteve ndërkombëtare të mashtrimit...

0
Një hetim i publikuar nga “Pamfleti” ngre dyshime serioze mbi Oliver Hemmer, anëtar i bordit të JET Bank, banka e parë dixhitale në Shqipëri...

‘Atë gishtin fute ku të duash’, Lela largohet nga studio pas debatit me Grida...

0
Drejtori i Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, është larguar nga studio e emisionit “Top Story” pas një përplasjeje të drejtpërdrejtë me moderatoren dhe...