24.2 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Rama nga Elbasani: Masa të forta për deklarimin e pagave të plota dhe rritjen e pensioneve

Kryeministri Edi Rama, në vijim të turit të tij në shkollat profesionale, vizitoi Shkollën Profesionale në Elbasan, ku foli për rëndësinë e deklarimit të pagave të plota dhe reformat që lidhen me sigurimet shoqërore dhe luftën kundër informalitetit. Ai theksoi se qeveria do të marrë masa të forta për t’i detyruar bizneset të deklarojnë pagat reale të punonjësve, pasi kjo ndikon drejtpërdrejt në përfitimet e tyre, veçanërisht në pensione.

Rama u shpreh se shumë punonjës pranojnë të marrin një pjesë të pagës në dorë, pa u deklaruar, gjë që dëmton jo vetëm ata, por edhe sistemin e sigurimeve shoqërore. Ai e lidhi këtë praktikë me vështirësitë në rritjen e pensioneve, duke theksuar se mungesa e deklarimit të plotë të pagave çon në një ulje të kontributeve që financojnë pensionet e gjyshërve dhe gjysheve të sotme.

Kur pranojnë të bashkëpunojnë me sipërmarrës në shkelje të ligjit dhe të deklarohet një pagë më e ulët, i japin sipërmarrësit mundësinë që padrejtësisht të marrë nga pensioni i gjyshes dhe gjyshit,” tha Rama. Ai bëri thirrje për një vetëdijesim më të madh nga punonjësit për të kërkuar që paga e tyre të deklarohet e plotë dhe të përfshijë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.

Kryeministri u ndal gjithashtu te rritja e pagave për mësuesit, duke premtuar se do të ketë rritje të mëtejshme në të ardhmen, e cila lidhet me rritjen e mundësive ekonomike të vendit. Megjithatë, ai theksoi se

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nëse familjes teme i preket edhe një qime floku, s’kam me ju lanë pa...

0
Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas largimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke publikuar këtë herë një mesazh të...

“U dhunuan pasi denoncuan parcelën me 15 mijë rrënjë kanabis?” Sulmi ndaj çiftit në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fushë-Arrëzin, ku bashkëshortët Skënder dhe Bardhe Nika janë dhunuar brutalisht nga persona ende të paidentifikuar. Sipas raportimeve mediatike, një...

“O është çmendur Europa, o ka diçka që nuk shkon me protestuesit”/ Rama reagon...

0
Parlamenti Europian ka rrëzuar amendamentin që lidhej me Sazanin dhe Zvernecin në rezolutën për Shqipërinë, duke miratuar dokumentin final me shumicë dërrmuese votash. Pas këtij...

Tragjike në Lushnjë/ Humb kontrollin e mjetit bujqësor, fermeri 65-vjeçar humb jetën në vend

0
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor. Viktima është...

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...