17.5 C
Tiranë
Friday, March 13, 2026
spot_img

Rama nga sheshi “Skënderbej”: Kemi humbur vetëm zgjedhjet e 2009

Kryeministri Edi Rama, ka çelur sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 majit. Së pari, bashkë me 61 kandidatët për Kryebashkiakë, Rama është mbledhur në Kryesinë e PS-së për të shkuar më pas në sheshin “Skënderbej” ku mbajti dhe fjalën e tij. Kryeministri tregon se PS-së ka kontribuar në përmisimin e jetës së qyetarëve, ku sakaq paralajmëron dhe një herë rritjen e pagës mesatare. Gjithashtu, Rama bën një krahasim me qytetin e Shkodrës, e cila drejtohet nga një Kryebashkiak demokrat, ku thotë se ndryshe nga qyetetet e tjera të dretuara prej listës së PS-së, Shkodra nuk e ka patur progresin e saj.

Rama: Kemi humbur vetëm zgjedhjet e 2009, të tjerët më shumë se sa i humbëm na i morën. Sidoqoftë, të fitosh zgjedhjet është një gjë. Jam krenar për vlerën e shtuar që fitoret e PS-së kanë sjellë për Shqipërinë. Një vend krejt tjetër në sytë e botës, na janë besuar dhe role për herë të parë nga ndërkombëtarët. Raportet tona janë në nivelin më të lartë. Është pjesë e punës sonë, si një faktort i veçant në rajonin tonë. Ka një rëndësi të posaçme për vendin tonë. Nuk është thjesht ndryshëm rrënjësor për ne në botën e jashtme po perceptimi i botës së jashtme për ne. Kjo po sjell progress dhe besueshmëri. Rritja e turistëve është paralajmërimi i një të ardhme plot shpresë, që e ka bnazën te 7 fitoret e PS në vitet e fundit. Gjithashtu dhe transformimi i Tiranës. Zgjedhjet kanë shumë më tepër rëndësi për një zgjedhës, se sa mendohet duke mos ushtruar votën. Sa shumë dëme do ishin shmangur pa votën e atyre të tjerëve. Mjafton të shikoni Shkodrën, ku vota kundër PS nuk ka sjellë asnjë ndryshim pozitiv. Ka krijuar një pashallëk të një force politike, që duke drejtuar vetëm mbrapsht e ka shndërruar një nga qendrat kulturore të vendit në papastërti. Sot negociojmë anëtarësimin në BE dhe kemi mundësuar tanimë rritjen e pagës mesatare në 900 euro fillim vitit të ardhshëm. Është frut i mundimit të atyre që na kanë besuar dhe na kanë votuar. Kjo rritje pagash nuk është vetëm fund ii një kapitulli ndryshimi, po dhe fillimi i një kapitulli të përbashkët ku kemi vendosur ta ngrijmë Shqipërinë. 10000 euro duam ti çojmë të ardhurat për fryme dhe të kemi një pagë minimale të paktën 60 mijë lekë. Pavarësisht rrëzimeve gjatë rrugës, jo vetëm që këto nuk bëhen po vendi ecën mbrapa.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Cakrani për Leskajn: “Ai është shkaktari i situatës ku ndodhet sot PD në Vlorë”

0
Armando Cakrani, i cili kishte njoftuar më parë kandidimin për kryetar të Degës së Partisë Demokratike në Vlorë, ka bërë të ditur se tërhiqet...

“PD në Vlorë ka nevojë për bashkim” – Darling Banushaj shpall kandidaturën për kryetar...

0
Darling Banushaj ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike, Dega Vlorë, duke theksuar nevojën për bashkim dhe një drejtim të...

“Partneriteti me SHBA, kyç për sigurinë” – Hoxha takim me Nancy VanHorn, fokus NATO...

0
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Banesa të blinduara dhe kamera kudo” – Klodiana Lala zbardh detaje nga goditja e...

0
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja lidhur me operacionin e SPAK kundër grupit kriminal të drejtuar nga Inez Hajrulla në Vlorë, duke...

“Sofra e iftarit bashkon të gjitha besimet” – Rama dhe bashkëshortja shtrojnë iftar në...

0
Në muajin e shenjtë të Ramazanit, kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama kanë shtruar mbrëmjen e djeshme një iftar për besimtarët. Përmes...