25.1 C
Tiranë
Friday, September 11, 2026

“Ata janë i mbyturi që të mbyt”, Rama ironizon Berishën dhe Metën

Teksa çeli fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 majit, Kryeministri Edi Rama vijoi me akuzat ndaj PD.

Rama tha se sot opozita është peng i së shkuarës ndërsa në formë ironie shtoi se slogani i tyre është “pas nesh le të behet qameti”.

Rama shtoi se Berisha dhe Meta duan te marrin peng Shqipërinë dhe shqiptarët.

Rama: Problemi më i madh është se ata nuk janë më as vetvetja, por janë pengje të së shkuarës së tyre, të korrupsionit madhor dhe të minimit të demokracisë, të damkës “non grata”, të parave ruse dhe të kontove bankare të fshehta që kanë nisur të dalin mbi ujë si ato shishet e anijeve të mbytura që i sjell dallga pak nga pak në breg. Ata janë i mbyturi që të mbyt dhe slogani i tyre i vërtetë dhe i vetëm është pas nesh le të bëhet qameti. Ata duan të marrin peng sa më shumë bashki, sa më shumë Shqipëri, sa më shumë shqiptarë për ti thënë botës që pa negociuar me ta nuk bashkëpunon dot normalisht me Shqipërinë, për t’u mbrojtur nga drejtësia që vazhdon vonon, por ka gjithmonë e më pak shans që të harrojë. Për të qëndruar me pahir në lojë i thonë fjalës duke kthyer Shqipërinë mbrapsht tek kapitulli i zymtë i halleve dhe mëkateve të tyre krejt personale.

Unë sot nuk kam asnjë këshillë të mirë për t’iu dhënë njerëzve të zakonshëm që ndihen lidhur me emrin demokrat për hir të asaj që dikur ishte me PD se sa t’ju them mos e lidhni fatin e qyteteve tuaja, të kopshteve, çerdheve, shkollave të fëmijëve tuaj, fatin e qendrave shëndetësore dhe hapësirave të gjelbra, me dy hije të së kaluarës që rrezikojnë t’ju ndajnë nga treni i zhvillimit kombëtar urban dhe rural, t’ju hedhin në erë urat e bashkëpunimit me qeverinë dhe t’ju kthejnë mbrapa mish për top të luftës së tyre me mullinjtë e erës. Ja u them këtë demokratëve në të gjithë Shqipërinë, por sidomos demokratëve në Shkodër dhe në disa zona të tjera sepse për pjesën dërrmuese të Shqipërisë, demokratët edhe kur gabojnë fitojnë sepse i ndihmojnë socialistët me votën e tyre që t’i mbajnë në rrugën e duhur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plas skandali me arratisjen e Ergys Agasit: Pikëpyetjet e mëdha për drejtoren Vlora Hyseni...

0
Tiranë — Një stuhi e fuqishme dyshimesh, pyetjesh të pashpjeguara dhe heshtjeje zyrtare ka mbuluar godinën e Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), pas shpalljes në...

Zbardhen prapaskenat e reja të ekzekutimit të Ferdinant Hotit: Hetimet përqendrohen te larja e...

0
Padova (Itali) — Detaje të reja e tronditëse kanë dalë në dritë nga hetimet e ethshme që po kryejnë Karabinierët e Padovës mbi vrasjen...

PD-ja ngre alarm për trafikanët e armëve: Do kërkojmë hetim ndërkombëtar pas audiopërgjimeve të...

0
Tiranë — Partia Demokratike ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke paralajmëruar se do të kërkojë edhe ndërhyrjen e partnerëve ndërkombëtarë për zbardhjen...

“Mbi 5,200 hektarë të djegur vetëm në korrik-gusht!”/ Zjarret pushtuan Himarën e Shkodrën, ekspertët...

0
Tiranë — Shqipëria po përballet me një rritje serioze të rrezikut nga zjarret si pasojë e ndryshimeve klimatike, ndërsa ekspertët e mjedisit ngrenë pikëpyetje...

Rama i përgjigjet ashpër Partisë Demokratike Europiane: Po minimizoni dhunën e protestuesve

0
Tiranë — Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një tjetër replikë të fortë ndaj Partisë Demokratike Europiane (PDE), duke i akuzuar përfaqësuesit e saj për...