4.5 C
Tiranë
Thursday, December 11, 2025
spot_img

Rama përzgjedhjen e Klodian Brahos në krye të SPAK: “Përgëzime! Do të ketë mbështetjen tonë të palëkundur”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zgjedhjes së Klodian Brahos si kreu i ri i SPAK, një vendim që u votua me 7 vota pro. Përmes një mesazhi në platformën X, kreu i qeverisë ka përgëzuar Brahon për, siç i cilëson ai, “arritjet e pamohueshme të SPAK” gjatë tre viteve të drejtimit të tij.

Rama theksoi se institucioni i Prokurorisë së Posaçme ka shënuar progres të dukshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa nënvizoi se mbështetja e qeverisë për këtë institucion do të mbetet e plotë dhe e pandryshuar.

“SPAK do të ketë mbështetjen e palëkundur për të përmbushur misionin e vet, në kushte optimale dhe në pavarësi të plotë”, shkruan kryeministri, duke e konsideruar drejtimin e Brahos një garanci për vazhdimësinë e reformës në drejtësi.

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK vjen në një moment të rëndësishëm, teksa priten zhvillime të tjera në çështje madhore që po hetohen nga Prokuroria e Posaçme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Your Algorithm” – Instagram po teston mënyrën që përdoruesit të kontrollojnë përmbajtjen që shohin

0
Instagram po eksperimenton me një funksion të ri, të quajtur “Your Algorithm” (Algoritmi juaj), i cili u jep përdoruesve mundësinë të rregullojnë manualisht temat...

Shqiptaria u zgjodh Miss Finlanda, humb kurorën për një foto të publikuar në snapchat

0
Një vendim i paprecedentë tronditi këtë javë organizatën e “Miss Finlanda”, e cila hoqi menjëherë titullin fitueses së vitit 2025, Sarah Dzafce, 22-vjeçare me...

Kryeministri bullgar jep dorëheqjen, pas protestave masive kundër qeverisë së tij

0
Kryeministri bullgar, Rossen Zhelyazkov, njoftoi më 11 dhjetor se qeveria e tij do të japë dorëheqjen. Ky vendim erdhi një ditë pas protestave masive...

“Do ta shisnin në lokalet e Komunës së Parisit” – kapen dy të rinj...

0
Dy të rinj janë arrestuar tek Komuna e Parisit në Tiranë, pasi u kapën në flagrancë duke shitur drogë. Sipas njoftimit të Policisë, shtetasit A.V....

“Një ditë që ndezi dritën e shpresës për Shqipërinë e lirë” – Fiona Nishani...

0
Në ceremoninë e 35-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike, Fiona Nishani, vajza e ish-Presidentit Bujar Nishani, foli për arritjet historike të kësaj force politike...