12.5 C
Tiranë
Tuesday, April 28, 2026
spot_img

Raporti i ri i OKB: Globi drejt katastrofës, 2,7 gradë ngrohje globale

Sipas një raporti të ri të OKB-së për klimën, bota ndodhet drejt një “rruge katrastrofale”. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres, thotë se nga ngrohja globale kërcënon një “humbje masive e jetëve të njerëzve”.

Bashkësia ndërkombëtare me shumë gjasa nuk e arrin dot objektivin për kufizimin e ngrohjes globale deri në 1,5 gradë Celcius. Një raport i ri i Agjencisë së Klimës të OKB-së arrin në përfundimin, se “bota ndodhet në një rrugë katastrofale në drejtim të ngrohjes globale 2,7 gradë Celcius.”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Humbje masive e jetëve të njerëzve

Nga 191 vende pjesëmarrëse të Marrëveshjes së Parisit vlerësohet e premtohet, se ngrohja globale duhet të kufizohet nën 2 gradë krahasuar me periudhën paraindustriale. Më së miri në bazë të Marrëveshjes së Parisit të vitit 2015, ajo duhet të kufizohet në 1,5 gradë. Kjo kërkon reduktimin masiv të emetimit të gazrave karbonikë. Nëse ky objektiv nuk arrihet, kërcënon “humbje masive e jetëve të njerëzve dhe bazës jetësore”, paralajmëroi Guterres.

Raporti i OKB-së pas verifikimit të objektivave kombëtare arrin në konkluzionin, se emetimet e gazrave karbonikë në fund të kësaj dekade, do të jenë 16% më të larta se në vitin 2010. “Të gjitha shifrat e përgjithshme të emetimeve të gazrave karbonikë lëvizin në drejtim të gabuar”, tha drejtuesja e OKB-së për klimën, Patricia Espinosa. Në bazë të Marrëveshjes së Parisit, vendet duhet të verifikonin objektivat e tyre deri ë fund të vitit 2020. Por deri në korrik të këtij viti vetëm 113 vende kanë ofruar të dhënat shqyrtuara rishtazi.

“…ndryshe njerëzit do të paguajnë një çmim tragjik”

Me këto të dhëna të reja të vendeve, emetimet e këtij grupi, ku bën pjesë BE dhe SHBA do të uleshin deri në vitin 2030 me 12% krahasuar me 2010-n. Kjo është një “shkëndijë shprese”, por që nuk e ndryshon “pamjen e errët të përgjithshme”, thekson Espinosa.

Guterres paralajmëroi krerët e shteteve dhe qeverive gjashtë javë para Konferencës Botërore të Klimës në Glasgou të bëjnë më shumë. “Ka ardhur koha që krerët e shteteve dhe qeverive të ngrihen e veprojnë, ndryshe njerëzit do të paguajnë një çmim tragjik”, tha ai. Këtij apeli iu bashkangjit edhe presidenti amerikan, Joe Biden. „Ne duhet të paraqesim në Glasgou qëllimet tona më ambicioze”, tha ai. “Koha po na mbaron.”

Muajin e kaluar Këshilli Botëror i Klimës, IPCC kishte bërë të ditur, se ngrohja globale me 1,5 gradë Celcius mund të arrihet që në 2030, një dekadë më parë se pritej.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...