28 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Vdekja e 61-vjeçarit në një nga galeritë e minierës në Bulqizë, shoqërohen inxhinieri dhe tekniku i galerisë

Policia ka bërë shoqërimet e para në lidhje me vdekjen e minatorit 61-vjeçar, Muharrem Plakut, i cili u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm, pas 5 ditësh kërkimesh në minierën e Bulqizës.

Uniformat blu kanë shoqëruar në komisariat teknikun, Saba Hasani dhe inxhinierin e minierës Veli Losha. Këta të fundit priten të japin dëshminë e tyre në lidhje me ngjarjen e rëndë dhe nëse janë zbatuar të gjitha rregullat e sigurimit gjatë punës në galeri.

Tekniku dhe inxhinieri i minierës janë vënë nën hetim për të parë nëse kanë zbatuar të gjitha rregullat e sigurisë në galerinë ku PO punonte 61-vjeçari.

Plaku, mbeti i bllokuar në një nga galeritë e minierës, pasi hyrja kryesore u bllokua nga inerte të shumta.

Shkak u bë një rënia aksidentale e një masivi minerali në vendin ku ai po punonte. Trupi i tij u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm, pas 5 ditësh kërkimesh intensive, ku rënia e inerteve e vështirësoi së tepërmi punën e ekipit të kërkim-shpëtimit.

Pavarësisht punës intensive të kolegëve dhe policisë, ishte thuajse e pamundur që rruga të zhbllokohej në kohë dhe 61-vjeçari të dilte shëndoshë e mirë nga galeria.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...