33 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Rast tjetër tronditës i dhunës ndaj grave në Kosovë: Vrasje në Pejë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Pejës, ku një grua është vrarë me armë zjarri në orët e mëngjesit. Sipas raportimeve nga mediat lokale, autori i dyshuar i krimit është bashkëshorti i viktimës, i cili është tashmë në pranga.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë ka konfirmuar për mediat se i dyshuari u arrestua menjëherë pas ngjarjes dhe se arma përdorur në krim është konfiskuar nga autoritetet. Gjithashtu, është bërë me dije se pritet mbërritja e ekipeve nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për të marrë trupin e viktimës.

Ky incident vjen vetëm pak ditë pas një tjetër rasti të dhunës fatale ndaj grave në Kosovë. Më 12 prill, një vajzë 21-vjeçare u vra brenda ambjenteve të Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, duke rritur shqetësimet për sigurinë dhe mbrojtjen e grave në vend.

Këto raste të vazhdueshme të dhunës ndaj grave po ngrenë alarmin për nevojën urgjente të adresimit të kësaj çështjeje në nivelin më të lartë të politikëbërjes dhe zbatimit të ligjit në Kosovë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...