24.9 C
Tiranë
Friday, August 21, 2026

Reagimi i SHBA ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit për Partinë Demokratike të Shqipërisë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila i dha vulën e Partisë Demokratike Sali Berishës. Në një deklaratë për gazetën “SOT,” SHBA ka shprehur shqetësimin e saj për mbështetjen ndaj Berishës dhe të tjerë individëve të shpallur “non-grata” nga SHBA, duke paralajmëruar për pasojat e mundshme.

Deklarata e Ambasadës:

“Pozicioni ynë në lidhje me individët e shpallur non-grata mbetet i pandryshuar: ne nuk angazhohemi me persona të shpallur sipas autoritetit të sanksioneve të SHBA dhe të gjithë duhet të shqyrtojnë me kujdes se si punojnë me individë të shpallur nga SHBA.”

Kjo deklaratë është një mesazh i fortë për PD dhe mbështetësit e Berishës, duke i paralajmëruar për pasojat që do të përballen nëse vazhdojnë të mbështesin individë të sanksionuar nga SHBA, përfshirë edhe Argita Malltezi.

PD dhe Marrëdhëniet me SHBA:

Reagimi i ambasadës amerikane thekson se mbështetja për Berishën dhe grupimin e tij është një lojë e rrezikshme dhe se SHBA do të ndërpresë marrëdhëniet me Partinë Demokratike nëse ajo drejtohet nga persona të shpallur “non-grata”. Kjo është një politikë e qëndrueshme e SHBA-së për të gjitha vendet dhe është aplikuar edhe në Shqipëri.

Në maj të vitit 2024, zëvendës ndihmës sekretari amerikan Gabriel Escobar, theksoi se SHBA nuk do të angazhohet me PD nëse në krye të saj vihet dikush që u kujton kohët e këqija, duke iu referuar Sali Berishës. Edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim, në nëntor të vitit 2021, paralajmëroi se SHBA do të ndërpriste marrëdhëniet me PD nëse Berisha rikthehet në krye të partisë.

Gabriel Escobar dhe Yuri Kim kanë qenë të qartë në qëndrimet e tyre, duke theksuar se asnjë person i shpallur “non-grata” nuk mund të jetë fytyra e PD. Mesazhet e tyre kanë qenë të qarta dhe konsistente, duke paralajmëruar për pasojat që do të ketë PD nëse drejtohet nga persona të shpallur për korrupsion madhor.

Reagimi i fundit i ambasadës amerikane tregon vendosmërinë e SHBA për të mos toleruar korrupsionin dhe për të mbështetur demokracinë në Shqipëri. Ky është një sinjal i qartë për të gjithë aktorët politikë në vend, se bashkëpunimi me individë të shpallur “non-grata” do të ketë pasoja të rënda për marrëdhëniet e tyre me SHBA.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Maskohet me maskë kukulle dhe terrorizon banorët në Filadelfia: “A je gati të vdesësh?”

0
Policia e Filadelfias ka nisur kërkimet për një burrë të maskuar me një maskë kukulle, i cili dyshohet se ka terrorizuar dhe kërcënuar disa...

FOTO/ Tronditëse në Sri Lanka! Mjekët heqin gurin gjigant 3.1 kg nga fshikëza e...

0
Një ndërhyrje e pazakontë kirurgjikale në Sri Lanka ka nxjerrë në pah një rast ekstrem, pasi mjekët hoqën një gur prej 3.1 kilogramësh nga...

Grenell sulmon Kurtin: “Nuk ka aftësinë për të drejtuar një qeveri”

0
Richard Grenell ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, duke e akuzuar për dështim në qeverisje, luftën kundër korrupsionit dhe krijimin...

Raphinha flet si kapiten i Barcelonës: “Vetëm së bashku mund të luftojmë për çdo...

0
Raphinha ka mbajtur fjalimin e tij të parë si kapiten i Barcelonës, duke iu drejtuar tifozëve në Camp Nou përpara ndeshjes së Trofeut Joan...

Meta përballet me gjyqin në SHBA: Akuzohet se i bëri Facebook-un dhe Instagram-in “varësues”...

0
Meta, kompania që zotëron Facebook-un dhe Instagram-in, po përballet me një proces gjyqësor në SHBA, ku akuzohet se ka projektuar qëllimisht platformat e saj...