20.2 C
Tiranë
Tuesday, September 22, 2026

Reforma territoriale/ Baçi kundër shkrirjes së Patosit dhe Divjakës: “Fati i tyre varet nga votat në Parlament”

Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun Fier, Luan Baçi, ka reaguar kundër propozimit për shkrirjen e bashkive Patos dhe Divjakë në kuadër të reformës së re administrativo-territoriale.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Baçi u është drejtuar qytetarëve të dy bashkive dhe deputetëve të qarkut Fier, duke kërkuar një qëndrim të qartë për këtë çështje.

Sipas tij, kundërshtimi ndaj shkrirjes së Patosit dhe Divjakës nuk lidhet me bindjet politike, pasi në protestat kundër këtij propozimi janë përfshirë qytetarë me qëndrime të ndryshme politike.

Baçi deklaron se deputetët e qarkut Fier kanë detyrimin të përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve në Kuvend dhe të bëjnë publik qëndrimin e tyre për të ardhmen e këtyre dy bashkive.

Ai ka ngritur pyetje ndaj 12 deputetëve socialistë të qarkut Fier, duke i kërkuar të sqarojnë nëse mbështesin bashkimin e Patosit me Bashkinë Fier dhe të Divjakës me Bashkinë Lushnjë.

Deputeti demokrat kërkon që përfaqësuesit politikë të japin argumente konkrete pro ose kundër këtij ndryshimi territorial dhe të mos mbajnë një qëndrim të paqartë.

Baçi ka sjellë në vëmendje edhe deklaratat e mëparshme gjatë konsultimeve për reformën territoriale, ku sipas tij qytetarëve të qarkut Fier u ishte garantuar se zona do të vijonte të kishte gjashtë bashki.

“Patosi dhe Divjaka nuk janë ende të shkrira. Fati i tyre varet nga votat në Parlament”, shkruan Baçi, duke u bërë thirrje deputetëve që vendimmarrjen ta bazojnë te interesi i qytetarëve që i kanë zgjedhur.

Debati për reformën e re administrativo-territoriale pritet të vijojë, ndërsa disa bashki që janë pjesë e propozimeve për bashkim kanë shprehur kundërshtime ndaj ndryshimeve të parashikuara.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk jemi më bashkë”, Sarah konfirmon ndarjen nga DJ PM: “Disa gjëra janë të...

0
Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë. Dyshja ka qenë prej kohësh një nga çiftet më të komentuar në...

“Duhet një klimë më e qetë”, Tarquinio në Tiranë: “Ajo që po ndodh në...

0
Është mbajtur sot në Tiranë takimi i 22-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Evropian. Kryetari i delegacionit të Bashkimit Evropian, Marco Tarquinio, gjatë fjalës...

Aksident tragjik në aksin Elbasan–Peqin, makina përplas për vdekje këmbësoren rreth 60 vjeçe

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin “Bradashesh-Peqin”, në vendin e quajtur “Paraburgimi”. Sipas informacionit paraprak të...

“Beteja nuk ka mbaruar”, nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila shpërthen pas uljes së...

0
Nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila ka reaguar me dhimbje dhe zemërim pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Itali për uljen e dënimit...

“Jam i dëshpëruar”, italiani qëlloi grabitësit në pronën e tij, vdes 36-vjeçari me origjinë...

0
“Jam i dëshpëruar.” Kjo është deklarata e Roberto Mollo, 35-vjeçarit italian që gjatë natës qëlloi me armë një grup personash që kishte hyrë në...