22.9 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Regjistrimi i PD, Celibashi: Të sjellin dokumentin, afati skadon në mesnatë!

48 orë ishte afati i vendosur nga Komisioneri i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi për Partinë Demokratike që Lulzim Basha të firmoste si kryetar partie deklaratën solemne të parashikuar në Kodin Zgjedhor për tu regjistruar në zgjedhje, afati i cili skadon sonte në mesnatë por që nuk do të shfrytëzohet nga ana e demokratëve. Partia Demokratike ka njoftuar zyrtarisht Celibashin se nuk do dorëzojnë dokument të firmosur nga Lulzim Basha. Në një letër zyrtare të firmosur nga përfaqësuesi ligjor, Indrit Sefa, thuhet se Basha është dorëhequr dhe se dokumentacioni i paraqitur është i plotë sipas rregullave.
“Për shkak se dorëheqja e Kryetarit është fakt, edhe pse nuk është pasqyruar në regjistrin e partive politike, për shkak të moszgjedhjes së Kryetarit te ri të Partisë Demokratike të Shqipërisë, në kuptim të ligjit nr. 8580, datë 17.02.2000 “Per partitë politike”, i ndryshuar, funksionimi i Partisë Demokratike për aspektet që kanë të bejnë me zgjedhjet vendore realizohet sipas “Autorizimit të Përgjithshëm” të datës 18 Mars 2022″, thuhet në letrën e Partisë Demokratike.

Ndërsa disa orë më vonë, përfaqësuesi i PD-së në KQZ i bëri thirrje Celibashit që ta marrë vendimin sot, sepse s’ka pse të vonohet duke qenë se Partia Demokratike nuk do të dorëzojë asnjë dokument. Ai tha se pas vendimit të Celibashit do të shkohet menjëherë në SPAK.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...