30.1 C
Tiranë
Tuesday, June 30, 2026

Berisha: “Protesta nuk është rruga për t’u përballur me gjykatat, Rama është i damkosur kombëtarisht e ndërkombëtarisht”

Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar qëndrimin e tij lidhur me protestat dhe raportin me drejtësinë, duke theksuar se nuk beson kurrë se protesta është mënyra për t’iu kundërvënë gjykatave. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se mbështetësit e tij “nuk kanë protestuar kurrë”, pasi ai vetë nuk i ka lejuar, duke i konsideruar njoftimet për protesta “thjesht konferenca për shtyp”.

“Së pari, në princip, unë nuk besoj kurrë se protesta është rruga për t’iu kundërvënë gjykatës. Jo, e kam theksuar, edhe kur më kanë thënë. Nuk kanë qenë protesta, kanë qenë konferenca për shtyp. Mbështetësit e mi nuk kanë protestuar. Njoftimet kanë qenë për protesta, por unë nuk i kam lejuar,” tha Berisha, duke shtuar se pavarësisht absurditeteve që mund të kenë, gjykatat duhet respektuar për pavarësinë e tyre.

Në vijim, ish-kryeministri sulmoi ashpër Edi Ramën, duke e cilësuar “të damkosur kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht” dhe duke theksuar se çdo përpjekje e tij për të “dalë zot” institucioneve i dëmton ato.

“Edi Rama i dëmton shumë ata, se është një personalitet i damkosur tanimë. I damkosur kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht. Dhe ta shohin atë gjykatësit se ky po u del zot, absolutisht i rëndon,” u shpreh Berisha.

Ai akuzoi gjithashtu kryeministrin për qëndrime armiqësore ndaj Kosovës, duke përmendur projektin për ndarjen e kufijve, nismën “Ballkani i Hapur”, si dhe sanksionet ndaj Albin Kurtit.

“Edi Rama ka faktuar se është një armik i egër i Kosovës. Ju kujtohet projekti për ndarjen e kufijve? Ky ka qenë promotor kryesor. Ju kujtohet Ballkani i Hapur kur Kosovën e futën në hartën e Serbisë? Ky ka qenë autori kryesor,” shtoi ai.

Në fund, Berisha theksoi se nuk është për ndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës, ndonëse shprehu preferencën e tij për Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Ne nuk ndërhyjmë në punët e brendshme të Kosovës. E thashë edhe në parlament, preferenca ime është LDK, por unë nuk ndërhyj as në fushatë, as në ato. Është një vend tjetër ai,” përfundoi Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kolo Muani një hap larg Juventusit! Sot takimi vendimtar me PSG-në, ja çfarë po...

0
Rikthimi i Randal Kolo Muanit te Juventusi duket gjithnjë e më pranë, pasi klubi bardhezi ka arritur marrëveshjen me sulmuesin francez për një kontratë...

“Nuk do të ndalemi deri sa t’i marrim plotësisht”/ Putin refuzon propozimin e Ukrainës...

0
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia do të vazhdojë ofensivën ushtarake në Ukrainë derisa të marrë nën kontroll të plotë katër rajonet...

Goditet grupi i dyshuar i hajdutëve në Sarandë! Zbardhen 6 vjedhje, 4 në pranga...

0
Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Focus”, duke goditur një grup të dyshuar kriminal që kryente vjedhje me thyerje në banesa dhe...

SPAK i jep 48 orë leje Erion Veliajt! Lë përkohësisht qelinë për të parë...

0
Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë përkohësisht ambientet e paraburgimit pas marrjes së një lejeje 48-orëshe për arsye familjare. Sipas...

Sherr për pronën mes familjarëve! Në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës dhe katër...

0
Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar me arrestimin e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, si dhe të katër familjarëve të tij,...