17.8 C
Tiranë
Friday, September 25, 2026

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak për burra dhe gra

Inspektori i Përgjithshëm i Bundeswehr-it, Carsten Breuer, oficeri më i lartë në ushtrinë gjermane, shpreh mbështetje për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, për burrat dhe gratë. “Aktualisht, shërbimi ushtarak është i ngrirë dhe sipas Kushtetutës i referohet popullatës mashkullore.

Aty duhet futur barazia, por para kësaj është i nevojshëm një diskutim i përshtatshëm politik dhe social”, tha Breuer, raporton “Deutsche Welle”. Ai theksoi se Gjermania “duhet të jetë e aftë për luftë”.

Në qershor, ministri i Mbrojtjes, socialdemokrati Boris Pistorius, prezantoi një model të ri shërbimi ushtarak. Ky model përfshin një trajnim bazë gjashtëmujor me opsionin e vullnetarizmit, ku të rinjtë mund të shërbejnë për 17 muaj shtesë sipas kontratës. Pistorius propozon që të gjithë të rinjtë e moshës ushtarake të përfshihen përgjithësisht dhe të pyeten për aftësinë dhe vullnetin e tyre për të shërbyer në ushtri, duke përfshirë dhe vajzat.

Carsten Breuer mbështeti modelin e Pistorius, duke theksuar se Gjermania ka nevojë për aftësinë për të rritur numrin e trupave për të përmbushur planet e NATO-s. “Në total, na duhen mbi 400 mijë ushtarë me kontratë të përkohshme ose të përhershme, si dhe rezervistë. Për të mbuluar këto nevoja duhen edhe 100 mijë rezervistë të tjerë”, tha inspektori i përgjithshëm. Ai shtoi se modeli i ri mund të ndihmojë në fillim, por pa komponentin e shërbimit të detyrueshëm nuk mund të funksionojë plotësisht.

Në vitin 2011, detyrimi për të shërbyer në ushtri u pezullua për një periudhë 55-vjeçare, dhe diskutimet për rikthimin e tij kanë ngjallur debate politike dhe sociale në Gjermani.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...