19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Rikthimet në Vlorë që sfidojnë “mosriciklimin”/ Erinolda Lushaj në krye të Gjelbërimit, Zambak Selmani në Urbanistikë

Një zhvillim i pazakontë ka ndodhur sot në Vlorë: Erinolda Lushaj është rikthyer në krye të Ndërmarrjes së Gjelbërimit, duke u prezantuar para punonjësve si drejtore e re e institucionit. Ajo ka mbajtur më herët postin e drejtoreshës së NSHP-së, por rikthimi i saj ka ngritur pikëpyetje të forta, pasi është bërë pa një shkresë zyrtare apo vendim emërimi.

Situata ka ngjallur reagime, sidomos për faktin se pak muaj më parë, kryeministri Edi Rama kishte deklaruar se drejtuesit e institucioneve lokale nuk do të “ricikloheshin” në pozita të tjera pas largimeve të tyre.

Ndërkohë, një tjetër rikthim është regjistruar në bashkinë e Vlorës: Zambak Selmani është emëruar sërish drejtor i Urbanistikës, këtë herë nga kryetari i komanduar i bashkisë, Elis Halili.

Këto lëvizje kanë hapur debat mbi transparencën dhe kriteret e emërimeve në administratën vendore, duke vënë në qendër të vëmendjes pyetjen: a po kthehet Vlora në një skenë të riciklimit politik dhe administrativ, përtej deklaratave të kryeministrit?

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...