8.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Rinesance përballet me tumorin në tru: “Po e shoh si një bekim dhe motiv për t’u kthyer më e fortë”

 

Toronto – Artistja shqiptare që jeton dhe vepron në Kanada, Rinesance, ka ndarë me publikun një rrëfim tronditës dhe prekës: ajo është diagnostikuar me tumor në tru dhe ka kaluar tashmë dy ndërhyrje kirurgjikale.

Përmes një mesazhi të ndjerë në rrjete sociale, këngëtarja tregoi se është në një qendër rehabilitimi dhe së shpejti do të nisë terapinë radiologjike, e cila pritet të zgjasë për disa javë. Edhe pse përballë një sfide të rëndë shëndetësore, ajo mbetet e fortë dhe e motivuar.

“Tash jom në qendër rehabilitimi e shpejt kom me fillu terapinë radiologjike, që pritet me zgjatë disa javë… Mënyra se qysh ka rrjedhë gjithçka është bekim në vete për mua edhe po e shoh si motiv për me e kalu edhe këtë sfidë e me iu kthy muzikës qashtu qysh di unë”, shkroi artistja.

Rinesance njihet për vokalin e veçantë dhe stilin e saj unik, duke ndërtuar një karrierë të suksesshme mes skenës shqiptare dhe asaj ndërkombëtare. Lajmi për përballjen e saj me tumorin vjen vetëm pak ditë pas publikimit të një bashkëpunimi me reperin Buta, duke e bërë goditjen edhe më të papritur për fansat.

Shumë ndjekës dhe kolegë nga industria muzikore i kanë shprehur mbështetje dhe urime për shërim të shpejtë, ndërsa komuniteti artistik shqiptar është bashkuar në lutje për forcën dhe rikuperimin e saj të plotë.

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...