33 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Robert Aliaj bën deklaratën e fortë: “Nëse Kristi lidhet me Kejvinën, mua nuk më ka baba”

Robert Aliaj ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me djalin e tij, nëse ky i fundit lidhej me Kejvina Kthjellën brenda shtëpisë së Big Brother Vip. Teksa komentoi afërsinë brenda shtëpisë së djalit të tij Krist Dragoti dhe modeles, Aliaj tha se ishte kundër lidhjeve në televizion.

“Është një njeri që e jeton jetën për qejfin e vetë në fakt. Asnjëherë nuk ka dashur televizionin, kurrë nuk ka pasur prirje, te “Love Story” e hutuan ato dy producentët, e shkatërruan fare. Ai mori një pagesë të mirë dhe tha e di si është puna, do vij të bëjë një gallatë, një eksperiment këtu. Edhe praktikisht ai ishte shumë i qartë që në fillim si te “Big Brother”, i tha: ‘Unë nuk jam këtu për gjë, dashurinë e kam jashtë, këtu kam ardhur për famë’.

Shiko këtu ka një moment që duhet sqaruar. Kristi është një djalë shumë i edukuar dhe po të them që ai kurrë nuk do ta fyente një femër qoftë edhe e përdalë. Ai do të thoshte:

“Kjo është një femër që duhet respektuar”. E para, unë nuk e ndjek fare, vetëm shoh se çfarë postohet. E kam neveri. Nuk e kam vetëm me ‘Big Brother’, por as veten nuk e shoh në ekran. Por Kristi ka thënë që nuk është tipi im, nuk e ka fyer. Po ndryshoi mendje Kristi, mua nuk më ka baba. Unë nuk e lë djalin tim, dmth nuk e pranoi që djali im të gjejë grua nëpër televizione. Unë nuk e kam shok, e thash që kam djalë, e thash në këtë term.

Ai e di shumë mirë opinionin tim, unë nuk kam qejf të fus në shtëpi një tip të showbizit, pa e paragjykuar fare në kuptimin e këtij showbizi sepse vetë kam qenë i showbizit, nuk e snoboj këtë gjë. Por unë dua një gjë me mend. Nuk dua një njëri me buzë, më pëlqen më shumë kur hap gojën ta urdhëroj, se sa kur heqin ndonjë gjë.
Kristi i ka këto, ai prandaj tha që nuk bëhet fjalë për romanca sepse e pret dikush tjetër jashtë. Karakterin e ka shumë pozitiv Kejvina, kjo është shumë e vërtetë. Nuk kam asnjë lloj ndjeshmërie, kam standarde. Kur vjen puna te familja, jemi serioz”, u shpreh Roberti në një intervistë televizive.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...