19.8 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Rritja e çmimeve/ Tabaku: “Kriza është ulur këmbëkryq ndërsa qeveria vazhdon të krenohet duke iu ofruar shqiptarëve lugën bosh”

Deputetja demokrate Jorida Tabaku akuzon qeverinë se po varfëron çdo ditë shqiptarët në mes të një krize ekonomike.

Tabaku ka publikuar një foto të fëmijëve teksa shkruan se kanë dalë për Pazar së bashku dhe bën një konstatim të gjendjes së tregut dhe asaj që po ndodh me ekonominë e shqiptarëve.

Sipas saj kriza është ulur këmbëkryq ndërsa qeveria vazhdon të krenohet duke iu ofruar shqiptarëve lugën bosh!

“Si çdo javë vendosëm të dilnim për Pazar së bashku.

Në mes të një krize që po merr në qafë e po varfëron shqiptarët përditë e më shumë, kriza është ulur këmbëkryq ndërsa qeveria vazhdon të krenohet duke iu ofruar shqiptarëve lugën bosh!

Që nga shkurti i këtij viti një sajesë e çuditshme alla komuniste ka marrë formë në Shqipëri, bordet e çmimeve që përcaktojnë çmimet dhe tregun në vend.

Megjithëse pretendojnë se janë krijuar për të shndërruar jetesën më të lirë, këto borde vetëm sa po zyrtarizojnë çmimet e kripura.

Arsyet e rritjes së çmimeve lidhet me politikat fiskale të qeverisë. Kur ne te gjithë botën po rriteshin çmimet në Shqipëri rriten edhe taksat.

Fermerëve iu është rritur TVSH për inputet ndërsa janë ulur dhe subvencionimet.

Në fillim të sezonit kur dhe pritej që të korrnin mundin e tyre fermerët po korrin humbjet ndërsa qytetarët çmimet e larta.

Sot mbi 250 000 fermerë që jetojnë me turizmin janë duke përjetuar krizën më te lartë prej rritjes së çmimit të inputeve dhe kostove.

Siç edhe është shumë e qartë për këdo që pazarin del ta bëjë vetë çmimet e produkteve po shtrenjtohen përditë, kush më shumë e kush më pak, rritja e çmimit të domates, vezës janë rritur nga dy apo tre herë gjatë kësaj kohe.

Të ardhurat e shqiptarëve vazhdojnë mbeten të njëjtat, në mos inflacioni që me gjasë është më lartë se sa 5-6% sa thotë qeveria ka zhdukur nga xhepat e shqiptarëve mijëra lekë.

Shqetësuese të mendosh që jemi një vend ku shoqëria dhe shtresa e mesme po firon dita ditës.

Ndërsa shoh çmimet e produkteve që rriten me një progresion të frikshëm gjeometrik me po të njëjtin progresion që rritet numri i shqiptarëve jashtë vendit”, shkruan Tabaku.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nëse familjes teme i preket edhe një qime floku, s’kam me ju lanë pa...

0
Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas largimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke publikuar këtë herë një mesazh të...

“U dhunuan pasi denoncuan parcelën me 15 mijë rrënjë kanabis?” Sulmi ndaj çiftit në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fushë-Arrëzin, ku bashkëshortët Skënder dhe Bardhe Nika janë dhunuar brutalisht nga persona ende të paidentifikuar. Sipas raportimeve mediatike, një...

“O është çmendur Europa, o ka diçka që nuk shkon me protestuesit”/ Rama reagon...

0
Parlamenti Europian ka rrëzuar amendamentin që lidhej me Sazanin dhe Zvernecin në rezolutën për Shqipërinë, duke miratuar dokumentin final me shumicë dërrmuese votash. Pas këtij...

Tragjike në Lushnjë/ Humb kontrollin e mjetit bujqësor, fermeri 65-vjeçar humb jetën në vend

0
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor. Viktima është...

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...