27.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Sali Berisha jep dëshminë për 21 Janarin: “PS organizoi protestën më të dhunshme për epshet e pushtetit”

TIRANË – Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit për herë të parë sot në SPAK për të dhënë dëshminë lidhur me ngjarjen tragjike të 21 janarit 2011, kur në bulevardin para Kryeministrisë humbën jetën katër protestues dhe u plagosën mbi 120 efektivë policie.

Pas dy orësh qëndrimi në ambientet e SPAK, Berisha foli për mediat, duke dhënë versionin e tij të ngjarjeve:
“Jam pyetur se çfarë ndodhi më 21 janar. Kjo mos thirrje flet më shumë se çdo gjë tjetër, sepse kjo mos thirrje kishte të bënte vetëm me faktin se Edi Rama organizoi për epshet e pushtetit të tij, protestën më të dhunshme në historinë e vendit. Ky ishte shkaku i mos thirrjes.”

Ish-kryeministri theksoi se autoritetet ndërkombëtare, përfshirë qeverinë e SHBA-së, kanë deklaruar se Partia Socialiste kishte një “agjendë dhune” gjatë ngjarjes:
“Ku janë ata mbështetësit e saj? Nuk janë këtu. Ta marrin vesh ata, pra kishte agjendë dhune. Kjo është e vërteta.”

Ai kritikuar mënyrën se si informacioni për thirrjen e tij u shpërnda në media:
“Kurse ky Troplini, pa e marrë unë njoftimin, ia shpërndau medieve përmes zyrës së tij të shtypit në një akt të shëmtuar, duke dëshmuar se institucioni i tij është një institucion banal i propagandës socialiste. Çfarë ka publiku ta marrë vesh para meje se unë jam thirrur për t’u pyetur për 21 janarin?”

Berisha kujtoi gjithashtu përpjekjet e tij gjatë kohës në krye të qeverisë:
“Unë isha njeriu i rrethuar, njeriu që dritaret iu gjuajtën me gurë, njeriu që u kërkua të përmbyset pushteti i tij, iu kërkua të largohet ose do kalohet mbi kufoma. Këto janë të dokumentuara. Por Edi Rama me epshet e pushtetit kërkonte të përmbyste.”

Ai paralajmëroi se deklarimet e tij janë të dokumentuara dhe se qëndrimi i tij para SPAK ishte një proces normal dhe i drejtë, duke theksuar se nuk do të heshtë në mbrojtje të interesit publik:
“Tani, dëshminë time, ju mund të rrëmoni sa të doni, por do gjeni ato që kam thënë. Ishte një proces normal, duhet ta pohoj këtu.”

Ky moment shënon një hap të rëndësishëm në hetimet e SPAK për ngjarjen e 21 janarit dhe rikthen debatet mbi përgjegjësitë e liderëve politikë të asaj periudhe.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...