12.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

“Rrugë të mbarë për Amerikë “, Vangjel Tavo i përgjigjet Petro Gjikurisë pas fitores në Himar

Kryetari i zgjedhur i Himarës, Vangjel Tavo, i është përgjigjur menjëherë Petro Gjikurisë, i cili tha se në zgjedhje kishte parë metoda antidemokratike.

Tavo, me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan se e priti me gëzim telefonatën e Gjikurisë, i cili i uroi fitoren, por lumturia zgjati pak pasi vetëm disa minuta më vonë, kandidati i opozitës do të hidhte akuza për manipulime në procesin zgjedhor.

Ajo që vihet re është se edhe një herë tjetër Tavo i ka ofruar Gjikurisë që të mos largohet për në Amerikë, por të bëhet nënkryetar i Himarës dhe të punojnë së bashku.

“Do të isha shumë i nderuar nëse do ta pranoje propozimin tim, ndërsa në rast të kundërt të uroj megjithë zemër rrugë të mbarë për Amerikë dhe suksese atje. Por në të gjitha rastet le të mbetemi në kontakt dhe për Himarën mos u shqetëso, sepse është në duar të sigurta dhe ka mbështetjen e padiskutueshme të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste”, shkruan ai ndër të tjera.

Postimi i Plotë i Vangjel Tavos

I dashur Petro,

Sot Himara kishte një arsye të madhe për t’u gëzuar sepse ishte ajo fituesja e 4 gushtit, sikurse edhe unë e kisha dhe e kam zemrën plot nga mesazhet e pafundta të urimeve nga shumë e shumë banorë të Himarës, e mbështetës brenda e jashtë vendit.

Por, një shkëndijë më shumë e këtij gëzimi ishte edhe telefonata juaj e urimit e para pak orëve. E vlerësova shumë dhe e pranova sinqerisht si një akt qytetarie dhe si sjellje e një njeriu me mendësi të hapur perëndimore, por, pa e mohuar, e prita edhe me shpresën se po më telefonoje për të pranuar ftesën time publike për t’iu bashkuar programit tonë të drejtimit të Bashkisë Himarë në pozicionin e zëvendëskryetarit.

Por, pritshmëria ime e lartë ndaj teje zgjati vetëm pak e tani jam i keqardhur për reagimin tënd, a thua se Himara është një fushë betejash ku përballen ushtri armike dhe jo alternativa politike dhe qytetare, si në të gjithë Shqipërinë demokratike.

Të kujtoj i dashur, se këtë herë në Himarë pati më shumë votues se sa vjet, kur qeveria e kishte shtyrë afatin e skadimit të kartave të identitetit. Dhe rezultati është ky që është, produkt i vullnetit të lirë të qytetarëve, ndërkohë që nuk pati se as nuk kishte si të kishte mijëra zgjedhës të cilëve iu mohua e drejta, pasi koha e votimeve 99.99% ka ikur me diktaturën.

Po, e vërtetë! Pati disa dhjetra qytetarë, votues të tutë dhe të mitë, që nuk mundën të votonin për shkak të dokumentave të skaduar të idenditetit, për të cilët kush e dëgjoi thirrjen e ministrisë së brendshme dhe e rinovoi mundi edhe të votonte normalisht.

Prandaj i dashur Petro, unë të përsëris ftesën time që të mos largohesh andej nga erdhe, po të qëndrosh bashkë me mua në krahun tim, në pozicionin e nënkryetarit të bashkisë.

Do të isha shumë i nderuar nëse do ta pranoje propozimin tim, ndërsa në rast të kundërt të uroj megjithë zemër rrugë të mbarë për Amerikë dhe suksese atje. Por në të gjitha rastet le të mbetemi në kontakt dhe për Himarën mos u shqetëso, sepse është në duar të sigurta dhe ka mbështetjen e padiskutueshme të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste.

Sinqerisht,

Vangjel Tavo

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...