23.6 C
Tiranë
Sunday, July 5, 2026

Rusia po kërkon të kufizojë aksesin e Ukrainës në lajmet e pavarura,goditet kulla e dytë televizive

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe tha të hënën se inteligjenca e saj, sugjeron se Rusia po kërkon të kufizojë aksesin e Ukrainës në lajmet e pavarura.

“Rusia ndoshta po synon infrastrukturën e komunikimit të Ukrainës në mënyrë që të reduktojë aksesin e qytetarëve ukrainas në lajme dhe informacione të besueshme”, tha ministria në një deklaratë të postuar në Tëitter.

“Rusia thuhet se goditi dje një kullë televizive në Kharkiv, duke pezulluar transmetimin. Kjo pason një goditje të ngjashme në një kullë televizive në Kiev më 1 mars 2022”, tha ministria.

“Qasja ukrainase në internet ka gjithashtu shumë të ngjarë të ndërpritet si rezultat i dëmit kolateral nga sulmet ruse në infrastrukturë. Gjatë javës së kaluar, ndërprerjet e internetit janë raportuar në Mariupol, Sumy, Kiev dhe Kharkiv.”

Javën e kaluar, Rusia miratoi një ligj që kriminalizon publikimin e lajmeve të konsideruara të rreme nga autoritetet, duke censuruar më tej shtypin rus dhe duke kufizuar zërat kundërshtues.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta aktori i madh Koço Qëndro, ikona e teatrit shqiptar u shua...

0
Është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori i njohur i teatrit të Korçës dhe një nga figurat më të spikatura të skenës dhe...

Zjarri masiv në Spanjë, 45 mijë banorë urdhërohen të mos dalin nga shtëpitë

0
Rreth 45 mijë banorëve në verilindje të Spanjës u është kërkuar të qëndrojnë brenda banesave për shkak të tymit të dendur të shkaktuar nga...

IGJEO jep alarmin: Rrezik i lartë për zjarre në Lezhë, Durrës dhe Fier, nesër...

0
Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme dhe nesër në disa qarqe të vendit do të ketë rrezik të shtuar...

“Me të dyja kam pasur një histori”/ Keijsi Hyseni flet për Stelina Kurinën dhe...

0
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Keijsi Hyseni, ishte i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku u përball me pyetje rreth jetës së tij...

Tre vatra të reja zjarri përfshijnë Lezhën, flakët rrezikojnë banesat në Pllanë

0
Pas zjarrit të regjistruar më herët në malin e Shëngjinit, gjatë ditës së sotme janë shfaqur edhe tre vatra të tjera zjarri në qarkun...